Autor: Shejkh Muhamed Ibën ‘Umer Bazmul

 

 

Pyetje: Kush është Izraeli dhe kush janë Bijtë e Izraelit? A lejohet që të thuhet se çifutët sot janë bijtë e Izraelit? Dhe a lejohet që t’i mallkosh ata?

 

Përgjigje: Bijtë e Izraelit janë djemtë e Ja’kubit, i biri Is`hakut, i biri i Ibrahimit – ‘alejhis-salatu ues-selam. Ata quhen ndryshe “esbat”, që janë djemtë nga të cilët buruan fiset e bijve të Izraelit. Përderisa çështja e tyre është kështu, atëherë nuk lejohet mallkimi i tyre, prandaj nuk duhet të thuash: “Allahu i mallkoftë bijtë e Izraelit!” Jo, sepse Allahu ka thënë:

لُعِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِن بَنِي إِسْرَائِيلَ

“U mallkuan ata që mohuan nga Bijtë e Izraelit…” [el-Ma`ideh, 78]

 

Kurse “esbat-ët” dhe Bijtë e Izraelit nuk janë qafira, prandaj nuk lejohet që të mallkosh Izraelin dhe as lejohet që të mallkosh Bijtë e Izraelit. Për këtë arsye dijetarët sot kanë tërhequr vërejtjen se nuk lejohet që të mallkosh shtetin e “Izraelit”, por në vend të tij thuaj “shteti Zionist” ose “shteti i Zionistëve”, sepse ata që ndodhen sot në Palestinë, janë lëvizje botërore Zioniste, të cilën e themeloi Teodor Hertzl, me mbështetjen e Britanisë, e cila u krijoi atyre një vend në Palestinë, nëpërmjet marrëveshjes së Belforit (Balfour) që u publikua në vitin 1917 miladi. Britania i ndihmoi zionistët që të vendosen në Palestinë, në bashkërendim me qeverinë Osmane. Britania i ndihmoi zionistët që të vendosen në Palestinë, në bashkërendim me Sulltan Abdul-Hamidin të perandorisë Osmane.

 

Pra, ata janë lëvizje Zioniste dhe e kanë prej besimit të tyre malin “Zion”, të cilin e quajnë “Harmegido” ose “Armagedon”, sepse ata besojnë se në “Armagedon” do të ndodhë një betejë midis atyre dhe Muslimanëve dhe se ata do të triumfojnë dhe pastaj do të zbresë Mesihu. Por ama Mesihu që lajmërojnë dhe presin ata është Dexhalli, e nuk presin Mesihun – ‘Isa Ibën Merjem –, sepse ata nuk janë në rrugën e tij, ngaqë ‘Isa Ibën Merjem dha lajmin e mirë për ardhjen e një profeti tjetër mbas tij, emri i të cilit është Ahmed. Kurse ata nuk janë ashtu. Një studiues ka thënë se çifutët sot nuk janë të njëjtë me ata që janë përmendur në Kur’an. Në të vërtetë ata janë çifutët “Hazara”, që janë nga vendet e Azisë së Mesme, siç janë tokat e Turqisë dhe ato që vijnë mbas saj. Ai thotë se ata janë çifutët “Hazara” dhe nuk janë çifutët që i ka përmendur Allahu në Kur’an, të cilët janë bijtë e Izraelit. Pra nuk janë të njëjtët.

 

Dihet që ata të cilët janë sot në Palestinë, janë ithtarë të lëvizjes Zioniste. Madje edhe çifutët sot, ata të cilët janë ithtarë të fesë së deformuar Jehudije, e hedhin poshtë këtë shtet. Është përhapur një video – nëse ju i ndiqni këto gjëra siç i ndjek dhe i shikoj unë – nga një prej dijetarëve të tyre, i cili thotë se qëkur dëgjova për herë të parë pretendimin që ka shtet çifut në Palestinë, e kuptova që kjo është gënjeshtër, sepse nuk do të ketë shtet për çifutët, ngaqë Allahu ka shkruar për ta që do të jenë të shpërndarë. Ai thotë që ky shtet është gënjeshtër dhe nuk është nga feja jonë! Ai vet thotë kështu! Pra, me të vërtetë që ata nuk janë çifutët që ndjekin fenë Jehudije, ama kjo s’do të thotë që çifutët janë të pranuar. Jo, sepse feja e çifutëve është e deformuar. Ata e kanë detyrë që të besojnë në Allahun – ‘Azze ue Xhel-le – dhe të besojnë në Mesazhin e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

 

Ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:

“Nuk ka çifut apo të krishterë që dëgjon për mua dhe për Mesazhin me të cilin erdha unë dhe nuk më beson mua, padyshim që Allahu ka për ta futur në Zjarr.”

 

Salavatet dhe selami i Allahut qofshin mbi Muhamedin, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj