Bismilah...

Autor: Hamud bin Abdullah et-Tuejxhrij (1413 h.)

Burimi: It’haaful-Xhema’ah, vëll. 1/fq. 403-404

 

Konstantinopoli u çlirua në vitin 857 hixhrij nga dora e Sulltanit Osmanli Turk, Muhamed el-Fatih (është quajtur “el-fatih – çliruesi” ngaqë e çliroi Konstantinopolin) dhe Konstantinopoli vazhdon të jetë nën sundimin e Osmanëve deri në kohën tonë në fundin e këtij shekulli, shekullin 14 hixhrij.

Por, ky çlirim, nuk është ai që është përmendur në hadithe, sepse ky çlirim do të ndodhë pas luftës së përgjakshme dhe pak kohë para daljes së Dexhallit, siç është sqaruar kjo në disa hadithe në këtë kapitull. Gjithashtu, kjo do të sqarohet në hadithet Muadhit dhe Abdullah bin Bishrit – radijAllahu anhuma – dhe se çlirimi i Konstantinopolit do të bëhet me tesbih (subhanAllah), tehlil (la ilahe il-Allah), tekbir (Allahu Ekber) e jo me numër të caktuar ushtarësh e as me përgatitje ushtarake, siç u përmend qartas në hadithet e këtij kapitulli.

Arabët janë ata që do ta çlirojnë Konstantinopolin e jo turqit, siç është argument për këtë fjala e Pejgamberit – alejhi salatu ue selam – në hadithin Amër bin ‘Aufit – radijAllahu anhu:

«ثم يخرج إليهم روقة المسلمين أهل الحجاز، الذين لا تأخذهم في الله لومة لائم، حتى يفتح الله عليهم قسطنطينية ورومية بالتسبيح والتكبير»

“...pastaj do të dalin Muslimanët më të mirë nga banorët e Hixhazit (krahinë në pjesën perëndimore të Arabisë Saudite që përfshin Mekken, Medine dhe qytete tjera, sh.p.), nuk kanë frikë nga qortimet (fjalët dhe akuzat) e njerëzve për atë që e bëjnë për hir të Allahut, derisa Allahu t’ua mundësojë atyre ta çlirojnë Konstantinopolin dhe Romën me tekbire dhe tesbih.”

Kurse në hadithin e Ebu Hurejrës – radijAllahu anhu – te Sahihu i Muslimit, qëndron:

فَيَخْرُجُ إِلَيْهِمْ جَيْشٌ مِنَ الْمَدِينَةِ مِنْ خِيَارِ أَهْلِ الأَرْضِ يَوْمَئِذٍ

“...kundër tyre do të dalë një ushtri nga Medineja, të cilët do të jenë njerëzit më të mirë mbi tokë në atë kohë...”

 Në hadithin e Abdullah bin Amrit – radijAllahu anhuma:

يَسْتَمِدَّ المسلمونَ بعضُهُم بعضًا حتى يمدَّهُم أهْلُ عَدَنٍ أَبْيَنُ

“...Muslimanët do të kërkojnë ndihmë nga njëri-tjetrin kundrejt armikut të tyre, derisa t’i ndihmojnë ata banorët e Adenit...”

Dhe në hadithin e Dhi Mikhmer-it – radijAllahu anhu – qëndron:

«أن الروم يقولون لصاحبهم: كفيناك حد العرب، ثم يغدرون ويجتمعون للملحمة»

“...Romakët (të Krishterët) do t’i thonë shokut të tyre: ‘Ne të mjaftojmë ty kundër tyre për t’u dhënë fund arabëve.’ Pastaj ata (Romakët) do të tradhtojnë dhe do të mblidhen për të bërë luftën e madhe e të përgjakshme.”

Kjo tregon se lufta e përgjakshme do të bëhet midis Romakëve dhe arabëve dhe ata që do të marrin pjesë në këtë luftë, janë po ata që do ta çlirojnë Konstantinopolin dhe udhëheqësi i ushtrisë që do ta çlirojë atë në fund të kohës pak para daljes së Dexhallit, është po ai që lavdërohet dhe lavdërohet edhe ushtria e tij – siç u përmend më parë kjo në hadithin e Abdullah bin Bishr el-Khath’amij që e transmeton nga babai i tij, radijAllahu anhu.

Po ashtu, më parë u përmend në hadithin e Ebu Hurejras – radijAllahu anhu – që e transmeton el-Khatiibi në “el-Muttefik ue el-Mufterik” se: udhëheqësi i kësaj ushtrie në atë kohë, do të jetë nga pasardhësit e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – nga gjaku.

Pra, qëllimi këtu është tërheqja e vëmendjes se çlirimi që është lavdëruar me këto hadithe në këto kapituj, nuk ka ndodhur deri më sot dhe se kjo do të ndodhë në fund të kohës pak para daljes së Dexhallit. Kurse ai që i interpreton këto hadithe me atë që ka ndodhur në 857 hixhrij, ka gabuar dhe i ka hyrë një pune për të cilën nuk ka dituri.

 

Allahu e di më së miri.

 

Përktheu: Jeton Shasivari