Bismilah...

Autor: Muhamed bin Umer Salim Bazmul

 

Pyetje:

Ekziston një dyshim që e sjellin Khauarixhët. Ata thonë: “Përse ka kampe ushtarake amerikane në Saudi dhe prej aty ata nisen që të vrasin Muslimanët në vendet që janë përreth!” Cili është refuzimi juaj, Allahu ju bekoftë?

Përgjigje:

Refuzimi im është se kjo është gënjeshtër dhe shpifje. Nuk ka kampe ushtarake e as baza ushtarake amerikane në shtetin e Saudisë, Allahu e ruajttë, por bazë ushtarake ka në Katar. Atje është një bazë ushtarake amerikane e cila konsiderohet baza më e madhe në botën arabe; ajo gjendet në zonën el-UdeidKatar dhe është baza më e madhe ushtarake. Por Khauarixhët dhe Ikhuanët duan që të shajnë Saudinë me çfarëdo gjëje qoftë, kurse për Katarin heshtin.  Në Saudi, lavdi Allahut, nuk ekziston bazë ushtarake amerikane e as nuk ka kampe ushtarake amerikane. Nuk ka aeroplanë ushtarak dhe as sulme që nisen nga Saudia për të luftuar kundër Muslimanëve, lavdi Allahut.

Shikoni se prej ku janë nisur aeroplanët që i luftuan vendet Islame. Kërkoni dhe gjurmoni, atëherë keni për të parë se cili shtet ua ka mundësuar një gjë të tillë, nëse ky është qëllimi i tyre. Por që të shajnë Saudinë, Saudia, lavdi Allahut, vazhdon t’u bëjë mirë dhe t’i ndihmojë të gjithë Muslimanët. Ajo përpiqet vazhdimisht për t’i bashkuar Muslimanët dhe përpiqet për ta forcuar Islamin dhe Muslimanët; përpiqet për t’i ruajtur bazat e Muslimanëve (Mekken dhe Medinen) dhe Umetin Islam; dhe përpiqet për të sjellë të mirën dhe për interesin e Muslimanëve në çdo vend që ata gjenden.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari