Shënim: Ky është një përkthim i deklaratës së Shejkhut të nderuar, Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij, Allahu e ruajt, më datë 7 të muajit të Ramadanit, 1422 Hixhrij.
Pyetësi thotë: Shejkh i nderuar, duam disa këshilla nga ju për të rinjtë Muslimanë që ndjekin Menhexhin Selefij, në lidhje me këto ngjarje që po ndodhin aktualisht në Afganistan, e veçanërisht për shkak se po shohim shumë prej tyre që të debatojnë me deklarata politike dhe japin fetva Sheriatike të cilat nuk duhet të dalin përveç se nga Dijetarët e Mëdhenj?”
Përgjigja: “Ne jemi lodhur me pyetje të tilla, dhe kjo është fitne o vëllezërit e mi, të cilën ia sollën Islamit njerëzit e fitneve dhe përëçarjeve.
Ne kemi parë tek Talibanët për vite me rradhë se ata janë më të mirët nga ata që ndodhen tani në Afganistan, pas Selefive, dhe se ata janë më të mirë sesa Ikhuanul-Muslimin, nëse ata nuk do të kishin qenë tek ky sherr (e keqe) ku ndodhen tani dhe më përpara. Kështu që, nëse do të bënim një krahasim midis Ikhuanul-Muslimin dhe atyre (Talibanëve) do të shohim se ata janë më të mirë sesa Ikhuanët.
Dhe për këtë arsye, qëkurse talibanët erdhën në pushtet dhe filloi beteja midis tyre dhe Aleancës së Veriut që përbëhej nga Komunistë, Rafidij, Batinij, nga ata që merrnin direktiva nga Rusia, nga ata që merrnin direktiva nga qeveria Indiane, dhe gjithashtu nga Rafiditë Iranianë, pra që nga ajo kohë, ne i këshillonim Selefitë që ishin në Afganistan që ata të ishin në anën e Talibanëve, dhe ne e kritikonim Aleancën e Veriut, dhe e shikonim që ajo ishte nga paturpësitë e Ikhuanul-Muslimin... ata që paturpësitë dhe poshtërsitë e tyre janë shtuar në Lindje dhe në Perëndim të kësaj Toke, sepse ata ende nuk kanë ndonjë shtet dhe as nuk kanë arritur ndonjë vend nëpër Parlamente, përveç aleancave djallëzore me partitë e Shejtanit, qofshin Sekularistë, Komunistë apo të tjerë... dhe asnjë qeveri nuk kanë për të ngritur ata përveç se Allahu ka për t’i poshtëruar e turpëruar nga veprat e tyre që kundërshtojnë dhe mohojnë Islamin.
Dhe në Afganistan kjo Aleanca e Veriut udhëhiqej nga Ikhuanul-Muslimin, dhe ne kurrë nuk kemi dëgjuar nga Ikhuanul-Muslimin të këtij vendi (Arabi Saudite) dhe të Egjiptit e vendeve të tjera qoftë edhe një fjalë të vetme për të refuzuar këtë grumbullim të ndyrë të cilin sapo e përmendëm, që është aleanca me Komunistët dhe Batinijet, me Rafiditë, dhe ndihmësit e tyre janë qeveritë Rafidije, Ateiste e Mexhusije.
Kjo aleancë ka vazhduar për nja pesë vjet dhe udhëheqësi i tyre i cili ka vdekur e ka konfirmuar këtë. Ahmed Shah Mes’ud, kur ai shkoi në Europë - duke kërkuar ndihmë (isti’ane) nga këto fraksione të devijuara të kufrit për aq sa i mjaftoi, derisa shkoi në Europë duke u qepur pas tyre nëpër Bashkimin Europian dhe nëpër Amerikë me qëllim që të luftonte Talibanët dhe të çlironte Afganistanin nga Talibanët, që do të thotë ta çlironte Afganistanin nga feja Islame që ishte atje. Dhe ata nuk kanë pushuar së ndjekuri këtë rrugë me të gjitha fraksionet e tyre në këtë Aleancë, dhe ne kurrë nuk kemi dëgjuar prej tyre ndonjë përkrahje për Talibanët, por ne debatojmë me disa prej tyre (d.m.th. me Ikhuanët dhe Kutbijinët) dhe ata e mbrojnë dhe e përkrahin këtë Aleancë të poshtër derisa ndodhën këto ngjarjet e fundit, dhe pastaj ata e ndryshuan menhexhin e tyre nga ana e jashtme, dhe Allahu e di më së miri, e cila ishte më tepër një lëvizje politike, siç besojmë ne, e nuk ishte ndryshim në Akijde apo në Menhexh apo nga frika prej Allahut, por një qëndrim politik i sajuar dhe i llogaritur, duke dashur me këtë vetëm mbrojtjen e terroristëve atje (Irhabijun, mundet që Shejkhu të ketë për qëllim Bin Ladenin dhe grupin e tij) dhe ata e përdorën qëndrimin e tyre rreth Talibanëve si një mbulesë për këtë qëllim, dhe ata i shajnë Dijetarët e Islamit. Pse kanë qëndruar të heshtur për kaq kohë të gjatë, dhe ne u bëjmë këtë pyetje: Përse keni qëndruar të heshtur për pesë apo gjashtë vjet pa folur për këtë Aleancën e Veriut, kjo Aleancë e përbërë nga shumë fraksione, siç edhe u përmend?
Është nga zakoni që keni ju që kur të kundërshtoni një menhexh apo një xhemat të bëni zhurmë; kështu që, a bëtë zhurmë ju kundër kësaj Aleance dhe a i mbushët gazetat dhe faqet e internetit, kanalet satelitore dhe mjetet e tjera mediatike? A u ngritët për ta bërë këtë, përse tani keni kaq shumë ndjenja dhe keqardhje për Talibanët (pas gjithë kësaj çfarë keni bërë)?
Me të vërtetë, njeriu mendjemprehtë i njeh shumë mirë objektivat dhe luftërat që fshihen pas kësaj loje dhe kësaj hileje. Betohem në Allah - dhe me këtë e adhuroj Allahun - se ky është objektivi i tyre që të mbrojnë dhe të strehojnë këtë terrorizëm (të cilin e përfaqësojnë tekfirsat, kutbijinët dhe ikhuanët atje, të cilët u larguan nga vende të ndryshme për të shkuar atje), që ka vënë në shenjestër Muslimanët përpara çdo gjëje tjetër dhe pastaj vuri në shenjestër Selefijinët përpara çdo gjëje tjetër. Kështu, ky terrorizëm filloi në Afganistan kundër Shejkh Xhemilur-Rrahmanit, ata e vranë atë dhe i dhanë fund qeverisë së tij Islamike Selefije e cila e kishte kthyer gjendjen (në Kunar) si në Islamin e kohës së Sahabëve; ata vendosën Akiden, menhexhin e saktë, urdhërimin e të mirës, ndalimin e të keqes, rrënimin e varreve e deri në fund të asaj çfarë arritën ata. Kështu ata (Ikhuanët) u turrën drejt tyre duke ndihmuar e përkrahur të pavërtetën dhe duke ndihmuar Shirkun, devijimin dhe bidatet që ishin të pranishme në atë tokë. Pastaj ata (tekfirsat, kutbijinët) ia mbathën dhe shkuan në Algjeri duke e marrë fitnen me vete dhe i dhanë fund da’uetit Selefij atje, shkatërruan shoqërinë Algjeriane, ku numri i të vdekurve arriti në 200.000 dhe kurrë nuk rreshtën viktimat deri në këtë ditë, në këtë shkatërrim. Dhe ata (Ikhuanët, tekfirsat, kutbijinët) nuk pendohen tek Allahu dhe nuk i qortojnë vetet e tyre; poashtu edhe në Sudan, sulmi i tyre kundër Selefijinëve përsëritej shpesh nga ana e tyre në xhamitë e Selefive kur ata janë duke adhuruar Allahun; kështu ata (Ikhuanët, tekfirsat, kutbijinët) i vrasin (Selefijinët) ndërkohë që janë duke u falur dhe gjithashtu ata kanë plane dhe projekte që kanë nën shenjestër këtë vend (d.m.th. Saudinë) dhe vende të tjera përveç saj, por Allahu do t’i shkatërrojë këto plane.
Ata nuk e kanë lënë këtë rrugë as nga frika ndaj Allahut dhe as nga mëshira për Muslimanët, dhe në realitet sipas mendimit të tyre shoqëritë Muslimane janë shoqëri të kufrit dhe personalitetet e tyre (të Ikhuanëve) mendojnë se është obligim që të fillohet Xhihadi brenda shteteve Islamike të cilat quhen - sipas mendimit dhe besimit të tyre - toka lufte (darul-harb). Prandaj ata janë një fitne për këtë Umet, dhe çfarë fitne që janë ata! Dhe ne i kërkojmë Allahut Tebarake ue Te’ala që t’i udhëzojë ata dhe t’i kthejë në menhexhin e vërtetë Selefij ose që Ai t’i çlirojë Muslimanët nga e keqja e tyre, sepse ata deri më sot bëjnë tekfir mbi Selefitë dhe i akuzojnë si rrogëtarë dhe lolo (të qeverive) dhe i akuzojnë me shpifje dhe sharje që s’mund të dalin nga goja e një Muslimani, por ata i kanë mësuar këto gjëra nga Komunistët, nga Ba’thistët, nga Sekularistët, ata i kanë marrë këto shpifje e sharje nga ata, nga fjalët e Marksit, Makiavelit e të tjerëve, dhe pastaj ua hedhin Selefive me padrejtësi dhe armiqësi. E çfarë thonë Selefijinët tani? Ata rrinë të heshtur. Dhe ne u themi Selefive: “Rrini të heshtur sepse nëse thoni të vërtetën, ata do t’ju luftojnë, dhe nëse thoni të pavërtetën, ju keni zemëruar Allahun, Zotin e Botëve.”
Dhe ne - pasha Allahun - nuk jemi të kënaqur me atë që u ka rënë Talibanëve, edhe nëse ata kanë gabuar, sepse ata e kishin detyrë që ta shmangnin atë me të cilën u përballën që në fillim, por ata janë shumë herë më të mirë sesa Ikhuanul-Muslimin.
Dhe gjithashtu, rinia që nxitën ata në emër të Xhihadit tani është në një gjendje të tmerrëshme, pasha Allahun, ne ndiejmë dhimbje të rënda për ta, kurse sa u përket atyre (thirrësave që e nxitën rininë), ku janë ata tani, ata që i inkurajuan këta të rinj miskina (d.m.th. të varfër) dhe i nxitën, kurse këta ( që i nxitën të rinjtë) nuk kanë gjë tjetër përveç se fjalë boshe. Dhe ne u themi atyre: “Shkoni atje tani, shkoni tani vetë atje sepse ju jeni ata që i shtytë të rinjtë në shkatërrim dhe ju u garantuat atyre ndihmë, kështu që mos u fshihni nëpër shpella dhe fortesa.”
Ikhuanul-Muslimin e kanë shkatërruar vlerën e këtij Umeti, ata e kanë shkatërruar rininë e tij dhe e kanë kthyer pas për shekuj të tërë. Pasha Allahun, sikur ata të kishin mbetur tamam në menhexhin dhe da’uetin Selefij, bota tani do të ishte e ndriçuar me da’uetin Selefij. Sikur ata vetëm t’i kishin lënë hapësirë da’uetit Selefij në Afganistan, gjendja e shoqërisë Afgane do të kishte qenë ndryshe nga ç’është sot. Fitneja është nga Veriu nën drejtimin e Ikhuanul-Muslimin, dhe nga Jugu nën drejtimin e Ikhuanul-Muslimun, dhe prapëseprapë sharjet dhe akuzat janë vetëm për Selefijinët! Çfarë të bëjmë me këta njerëz, ne s’kemi parë njerëz si puna e tyre, nuk kemi parë njerëz më gjynahqarë dhe më zullumqarë sesa këta njerëz. Dhe disa njerëz të besueshëm na kanë transmetuar nga Se’id Heua (një nga personalitetet e Ikhuanëve) se ai ka thënë për Ikhuanul-Muslimun: “Betohem në Allah, sikur të gjithë spiunët Amerikanë, spiunët Sovjetikë dhe Mosadi Izraelit të bashkoheshin bashkë me qëllim që të dizinformonin një njeri, ata nuk mund të arrijnë dot atë që arrijnë të bëjnë Ikhuanul-Muslimin.”
Prandaj ne u drejtojmë thirrjen tonë të rinjve që janë mashtruar nga këta njerëz: “A nuk ka ardhur koha tani që ju të ngriheni me mendjen të hapur? A nuk ka ardhur koha tani që ju të përkujtoni dhe të këshilloni vetet tuaja? A nuk ka ardhur koha tani që ju të zgjoheni dhe të ktheheni tek Allahu, të ktheheni tek feja e vërtetë e Allahut dhe të hiqni dorë nga ky grup mashtrues që ka mashtruar në emër të Islamit dhe ka mashtruar Muslimanët, ka shkatërruar Islamin dhe Muslimanët që kur zuri fill da’ueti i tyre e deri në këtë ditë sot. Marrëveshjet që bëjnë ata s’janë gjë tjetër përveç se shkatërrim, komplote, rrënim dhe prapambetje për Muslimanët.
Dhe tani ju e nxitët Rusinë dhe ajo erdhi dhe e pushtoi popullin Çeçen, të cilët kanë bërë Xhihad tërë jetën e tyre derisa ata e ngritën shtetin e tyre. Pastaj ata (ikhuanët) erdhën dhe thanë, “Shkatërrojeni këtë shtet” kjo shtëpi nuk është në rregull prandaj shkatërrojeni. Kështu ata e shkatërruan shtëpinë e tyre dhe tani kanë mbetur në pikë të hallit, sikur kafshët që enden nëpër pyje. Ata veç sikur t’i kishin lënë Çeçenët (në pavarsinë e tyre që fituan), ata do t’i kishin përmirësuar vetet e tyre në fenë e tyre, qoftë nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana materiale. Por ata kurrë nuk ua dhanë shansin për ta bërë këtë përmirësim. Ata vetëm se i ngutën derisa u dhanë shansin Rusisë (që t’i sulmojë), dhe kështu i shkatërruan. Dhe tani ata po u bëjnë zullum Muslimanëve në çdo cep të botës, që nga Amerika e deri në Japoni e Australi, në çdo vend e në çdo shoqëri (të Muslimanëve) me çdo lloj forme të shkatërrimit dhe poshtërsisë. Kështu, Muslimanët që nga lindja e deri në perëndim të globit po përballen me poshtërim dhe rrënim në duart e e qafirave ateistë. Ata e bënë shoqërinë Afgane dhe shtetin e tyre që të përballen me shkatërrim, rrënim dhe rënien e këtij shteti në duart e Amerikanëve dhe Aleancës së Veriut që udhëhiqej nga Ikhuanul-Muslimun, kurse tani ata po qajnë me lotë krokodili!
Sa na përket neve, atëherë ky është qëndrimi ynë me Talibanët që në ditën e parë të fillimit të tyre e deri në ditën e sotme. Allahu i dhëntë sukses këtij Umeti në çdo gjë të mirë dhe e mbajttë larg çdo gjëje të keqe, dhe e ruajttë nga mashtrimet, komplotet dhe intrigat e atyre (hizbive).
Po i kthehem edhe njëherë sharjes ofendimit dhe akuzave kundër Selefive, të cilët nuk kanë të bëjnë fare me këto probleme. Selefitë nuk hyjnë fare këtu. Këto probleme janë të tuajat, vijnë nga vetë ju (o hizbijunë). Ju jeni ata që sollët shkatërrimin dhe rrënimin mbi këtë Umet. Pasha Allahun, Selefitë nuk duan asgjë tjetër për këtë Umet përveç mirësisë. Në rregull, po kur Kardaui dha fetvanë për lejueshmërinë e luftimit të Muslimanëve përkrah Amerikanëve si shenjë e besnikërisë që kanë ata për Amerikën dhe patriotizmit të tyre, dhe disa nga organizatat e Ikhuanëve u mbështetën tek kjo fetva, çfarë thanë ata (hizbijet Ikhuanë)??? Selefitë kurrë nuk i kanë thënë këto fjalë dhe Allahu i ka pastruar ata nga kjo pavërtetësi. Po për organizatat e Ikhuanëve nëpër botë, ato që u afrohen Kishave bashkë me Çifutët dhe Kristianët dhe përkrahin Amerikën dhe Aleancën (e Veriut), ku i keni fjalët kundër tyre? Selefitë nëpër botë nuk bëjnë atë që bëjnë Ikhuanul-Muslimun. Atëherë, kush është arsyeja dhe motivi i kësaj lufte që po drejtoni vazhdimisht kundër Selefive - më shumë se ç’po luftoni Amerikën dhe Shtetet e sotme Perëndimore? Ky është veç një kurth, një plan dhe lojë me intelektet. Me keqardhje shumë të madhe po mjaftohem me kaq o vëllezërit e mi.”
Përktheu: Alban Malaj