Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdur-Rrahman Ibën Nasir es-Se’adij

Burimi: Sherh ‘Umdetil-Ahkam, 39-40


Ka thënë Shejkh ‘Abdur-Rrahman Ibën Nasir es-Se’adij - rahimehullah -: “Domethënia e nijetit është qëllimi dhe dëshira, dhe vendi i tij është zemra. Nuk lejohet të shqiptohet nijeti për çfarëdolloj vepre, sipas ixhmasë së Imamëve të Muslimanëve, mirëpo e kanë pëlqyer shqiptimin e nijetit disa prej imamëve të mëvonshëm të Shafi’ive. Ama e sakta është se shqiptimi i nijetit është bidat.

Nijeti ka dy gradë: nijeti i veprës dhe nijeti për atë të cilit i dedikohet vepra.

Sa i përket nijetit të veprës, edhe ai ka dy grada: e para, dallimi i ibadeteve nga zakonet; dhe e dyta është dallimi i ibadeteve nga njëra-tjetra.

Ndërsa grada e dytë është nijeti për atë të cilit i dedikohet vepra, e cila është: që njeriu të synojë me veprën e tij Fytyrën e Allahut të Lartësuar dhe Shtëpinë e Botës Tjetër. Dhe pikërisht këtu ndryshojnë njerëzit nga njëri tjetri, ndryshim të cilin e di veçse Allahu.

Përktheu: Alban Malaj