Autor: Shejkh Salih es-Suhajmi

 

 

Pyetje: Ç’gjykim ka ai i cili më kërkoi që t’i jap selam prejt tij të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nëse shkoj të vizitoj varrin e tij?

 

Përgjigje: Thoji atij: unë do bëj dua për ty, por sa i përket përcjelljes së selam, i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

وَصَلُّوا عَلَيَّ فَإِنَّ صَلاَتَكُمْ تَبْلُغُنِي حَيْثُمَا كُنْتُ

 

Çoni salavat mbi mua sepse vërtet salavatet tuaj më mbërrijnë kudo që të jem.

 

Dhe thotë (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

مَا مِنْ عَبْدٍ يُسَلِّمُ عَلَيَّ إِلاَّ رَدَّ اللهُ عَلَيَّ رُوحِي حَتىَّ أَرُدَّ عَلَيْهِ السَّلاَمَ

Nuk ka rob që më jep selam përveç se Allahu ma kthen shpirtin që t’ia kthej selamin atij.

 

Dhe thotë:

إِنَّ لِلَّهِ مَلائِكَةً سَيَّاحِينَ يُبَلِّغُونِي عَنْ أُمَّتِي السَّلاَمَ

Me të vërtetë Allahu ka melaike të cilët janë në lëvizje dhe më përcjellin selamin nga Umeti im.

Por nëse e përcjell selamin në këtë mënyrë [1], atëherë kjo është bidat.”

 

Shënim i përkthyesit:

[1] D.m.th. t’i thuash dikujt që do të vizitojë xhaminë e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në Medine, “Jepi selam Pejgamberit nga ana ime”, kjo është bidat e nuk ka bazë në Kur'an, në Sunet e në traditën e Selefëve.

 

 

Përktheu Alban Malaj