Shejkh Salih el Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=112835

 

Pyetje:

Allahu ju dhëntë mirësi, Prind i nderuar, pyetësi thotë: Ka prej predikuesve të cilët vinë (duke rrëfyer) tregime,duke patur për qëllim t’i këshillojnë njerëzit, dhe ndoshta këshillimi i tyre nuk ka bazë në tekste (të Kuranit dhe Sunetit), dhe me këtë argumentohen se përmes këtyre (tregimeve) janë udhëzuar shumë njerëz kur i kanë dëgjuar këto këshilla të pabaza në tekstet (e Kuranit dhe Sunetit). Pra, cila është këshilla juaj për këtë?

Shejkh Sailh el-Feuzan:

Tregimet e pabaza dhe imagjinare, nuk lejohen as në hubte (kur u flitet njerëzve) e as në dhënien e këshillave. Porse këto i përdorin letrarët në literaturë, me qëllim që (njerëzit) të mësojnë duke u bazuar në tregimet e letërsisë. Ndërsa, për sa i përket këshillimit dhe përkujtimit, këto duhet të jenë vetëm me ngjarje të vërteta, u sillen atyre vetëm tregime të vërteta dhe të vërtetuara, në të cilat ka dobi për njerëzit.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari