Shejkh Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=112835
Pyetje:
Allahu ju dhëntë të mira, Prind i nderuar, pyetësi thotë: “Është e ditur se Selefët paralajmëronin kundër tregimtarëve, të cilët u rrëfejnë tregime njerëzve, andaj, ai që mban ligjërata të tëra me tregime, a është i ngjashëm me atë që kanë paralajmëruar Selefët, ku disa prej tyre thonë se Kurani nxit për tregime, dhe si të bëjmë bashkim në mes paralajmërimit të Selefëve për tregimtarët dhe mes ajetit?
Përgjigje nga Shejkh Feuzan:
Këtë e thamë ne. Thamë se me tregimet, janë për qëllim tregimet e sakta, të vërteta, këto përmenden në këshilla dhe në hutbe, ndërsa tregimet që nuk janë vërtetuar, atëherë këto nuk përmend në hutbe e as në këshilla.
Pra, ky është bashkimi në mes qëndrimit të selefëve të cilët paralajmëronin për ata që rrëfejnë tregime, sepse në shumicën e rasteve, ata mbështet tek tregimet e pabaza, me qëllim që t’i ndikojnë njerëzit, u sjellin njerëzve gjëra dhe përralla të pavërteta.
Dhe qëllimi i tyre me këtë është që të ndikohen njerëzit, dhe ndoshta vijnë edhe me hadithe të rreme për të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), dhe në to ka tregime të rreme të cilat i atribuohen të Dërguarit. Kështu, ata i tregojnë këto për të (Pejgamberin) për hatër të ndikimit, duke u përkujdesur për gënjeshtra dhe duke promovuar gënjeshtra.
Kurse tregimet e vërteta, tregimet e Pejgamberëve në Kuran, dhe tregimet që i ka përmendur Allahu (i Madhërishëm dhe i Lartësuar), dhe që i ka përmendur i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në hadithe të sakta, këto u sillen njerëzve për përkujtim, për t’i përkujtuar njerëzit. Por, ua sjell ato me masë. Mos e mbaj gjithë hutben me tregime! Porse e zgjedh prej tyre një ngjarje të saktë e të vërtetë, dhe ajo komentohet në hutbe.
Kjo është një gjë e mirë. Po.
Përktheu: Jeton Shasivari