Autor: Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij
Burimi: http://www.rabee. net/show_ fatwa.aspx? id=207
Pyetje: Disa nga njerëzit e dijes kanë thënë: “Me të vërtetë, nga Fik’hu i Khilafit (Kuptimi i mosmarrëveshjeve në Fe) është që kur një njeri të shkojë në një vend dhe ai bie në kundërshtim me medh`hebin e atyre (njerëzve të atij vendi) për ndonjë nga çështjet ku lejohet mosmarrëveshja, ai duhet të dorëzohet para opinionit të tyre (d.m.th. të mos i sfidojë ata e të mos i refuzojë) me qëllim që të parandalojë çoroditjen e njerëzve të thjeshtë. Pra, sa e saktë është kjo thënie? Dhe Allahu ua shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: “Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ishte i mendimit se është në dobi të Da’uetit që të heqësh dorë nga praktikimi i një Suneti dhe të mos jesh strikt në zbatimin e tij derisa të kalosh në një fazë kur do të bëhet e mundur për ata (njerëzit) që ta pranojnë nga ty zbatimin e këtij Suneti (Allahu e mëshiroftë atë).
Dhe vërtet, ai dha një shembull për këtë: Se i Dërguari (‘alejhis-salatu ues-selam) hoqi dorë nga rrëzimi i Ka’bes për hir të dobisë dhe largimit të dëmit (‘alejhis-salatu ues-selam). Dhe kjo është një çështje që duhet, dhe me këtë, për hir të parandalimit të dëmeve që do të vinin si pasojë e rrëzimit të saj dhe rindërtimin e saj - pra i Dërguari (‘alejhis-salatu ues-selam) i tha A’ishes: “O A’ishe! Sikur të mos ishte për popullin tënd që sapo e kanë lënë Shirkun, unë do ta kisha rrëzuar Ka’ben dhe do t’i kisha shtuar një pjesë toke (d.m.th. do ta rindërtoja mbi themelet e Ibrahimit), dhe do t’i kisha bërë dy dyer - derën Lindore dhe derën Perëndimore - dhe do t’i kisha shtuar gjashtë kubikë (d.m.th. gjysëmrrethi, zona e rrethuar me mur e quajtur Hixhr (dhoma) e Isma’ilit). Sepse vërtet Kurejshët e shkurtuan atë kur ndërtuan Ka’ben.” [Transmetuar nga Muslimi, hadithi numër 1333.]
Kuptimi i hadithit është se kur e konsiderojmë një vepër se është nga Sunetet dhe se do të na vijë ndonjë dëm si pasojë e zbatimit të kësaj vepre, edhe nëse ajo është e detyrueshme - siç është urdhërimi i të mirës; urdhërimi i të mirës është detyrë dhe është një bazë nga bazat e Islamit (atëherë ju s’duhet ta bëni atë). Nëse ndalimi që i bëni të keqes do t’ju çojë në një të keqe akoma më të madhe, atëherë nuk ju lejohet që ta ndaloni atë sepse ajo do të sjellë një të keqe akoma më të madhe.
Çështja që vërtetohet këtu është se Da’ueti (Thirrja Islame) kërkon Hikme (urtësi) dhe kërkon ‘Ilm (dituri):
“Thirr në Udhën e Zotit tënd me Urtësi dhe me këshillë të ndershme dhe të bukur dhe bisedo me ta në mënyrën më të mirë.” [Nahl, 125]
Dhe prandaj Allahu (Subhanehu ue Te’ala) e solli Sheriatin gradualisht në etapa për Umetin e Muslimanëve. Ai nuk e ndaloi alkoolin vetëm se në fund (të shpalljes) dhe Ai e shpalli ndalimin e tij gradualisht në etapa. Dhe Ai nuk e ndaloi kamatën (er-riba) vetëm se në fund (të shpalljes). Kështu, Shejkhul-Islam Ibn Tejmije thotë: “Ai që bën Da’ue për Allahun në një vend të ç’thurur, nuk ka problem nëse i merr gjërat pak nga pak gradualisht. Ai duhet të eci gradualisht në Da’ue dhe nuk duhet ta sjellë të gjithë Islamin dhe t’ia paraqesë një populli të devijuar.”
Ai (thirrësi) nuk duhet të shkojë tek njerëzit Rafidi, apo njerëzit Sufi që janë ekstremistë në adhurimin e varreve, e t’u kërkojë atyre zbatimin e Suneteve ndërkohë që ata janë të zhytur në devijime e në aspektet e Shirkut! Filloni me thirrjen për në Teuhijd dhe kryerjen e atyre veprave që janë obligim. Dhe nëse ata kanë ndonjë gjë që bie në kundërshtim me Sunetet - pasi që ai i ka kaluar këto etapa (në thirrjen e tyre për ta braktisur Shirkun) - atëherë ai mund të fillojë t’u mësojë atyre Sunetet.”
Përktheu Alban Malaj