Autor: Shejkh Abdur-Rezak bin Abdul-Muhsin el-Bedër

 

 

Po ashtu, një nga gjurmët e fitneve është dalja në krye e njerëzve mendjelehtë dhe atyre që s’kanë dituri, s’kanë kuptim të mirëfilltë të fesë së Allahut. Ata dalin në krye vetëm se me emocione që kanë për fe; ata nuk kanë kuptim të mirëfilltë të fesë së Allahut, nuk kanë njohuri, nuk kanë qetësi dhe nuk i marrin punët shtruar. Kështu ata dalin në krye dhe japin gjykime pa i peshuar gjërat siç duhet.

 

Ata aprovojnë mendime dhe janë të luhatshëm; futen në çështjet e fetvave dhe në çështje tjera, ndërkohë që ata nuk njihen për dituri, nuk njihen për vetëpërmbajtje, nuk njihen për largpamësi, por ajo që i shtyn ata drejt këtyre gjërave janë emocionet, e që janë fitnet të cilat i shtyjnë drejt këtyre emocioneve.

Për këtë arsye, Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh – Allahu i Lartësuar e mëshiroftë – në librin e tij “el-Minhaaxh” thotë:

“Kur ndodh një fitne, njerëzit e mençur e të logjikshëm përgjatë fitnes, nuk ia dalin dot mbanë që t’i largojnë dhe t’i shmangin mendjelehtët.”

 

Kështu është puna e fitneve, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

وَاتَّقُوا فِتْنَةً لَّا تُصِيبَنَّ الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنكُمْ خَاصَّةً

“Dhe kini frikë nga fitnet të cilat nuk i kaplojnë vetëm ata që kanë bërë padrejtësi (por do t’i kaplojnë edhe ata që nuk kanë bërë padrejtësi).” El-Enfal, 25

 

Kur të ndodhë një fitne, nuk do të shpëtojë pa u përlyer prej saj përveç atij që e mbron Allahu. E lus Allahun e Plotfuqishëm dhe të Madhëruar që të na shpëtojë të gjithë neve.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari