Bismilah...

 

Nga Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij

 

Pyetje:

Kur pëdoret butësia dhe kur përdoret ashpërsia në Daue gjatë kohës që je në marrëdhënie me njerëzit?

Përgjigje:

Baza në Daue është përdorimi i butësisë, mirësjelljes dhe urtësisë, kjo është baza, Allahu ju bekoftë. Ka të atillë që kundërshtojnë dhe mohojnë të vërtetën, t’i ua ke ngritur argumentin atyre por ata refuzojnë (që ta pranojnë të vërtetën), atëherë këtu përdorni refuzimet. Sikur ti të kishe qenë sundimtar ndërsa ai një thirrës, ti mund ta disiplinoje atë me shpatë (d.m.th. me autoritetin që ke). Kjo mund të çojë deri në ekzekutimin e tij nëse ai këmbëngul në përhapjen e mashtrimit të tij.

Ka disa dijetarë që janë të mendimit se ky person është më i keq sesa banditët. Kështu, ai duhet të këshillohet dhe duhet t’i ngrihet argumenti. Nëse ai refuzon që ta pranojë (të vërtetën), autoritetet përkatëse duhet ta dënojnë atë duke e burgosur, duke e dëbuar apo edhe duke e ekzekutuar.

Xhehm Ibn Safuan, Bishr el-Marisi, Xha’d Ibn Dirhem dhe të tjerë u dënuan me vdekje, Allahu ju bekoftë. Ky është gjykimi i Ulemave mbi ata që kundërshtojnë dhe ngulin këmbë në përhapjen e bidateve të tyre. Nëse Allahu u bën dobi atyre që të përfitojnë (nga këshilla) dhe ata kthehen (tek e vërteta), atëherë kjo është ajo çfarë kërkohet.

 

Përktheu Alban Malaj