Bismilah...

Autor: Shej Muhamed Umer Bazmul

 


 

Pyetje: A lejohet të gënjesh ndonjëherë gjatë da’uetit që t’i ftosh njerëzit në fenë e Allahut?

Përgjigje: “Gënjeshtra është haram (e ndaluar)! Ajo nuk lejohet përveç se në tri raste, të cilat i ka përmendur i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem):

(1) Rivendosja e lidhjeve (midis besimtarëve);

(2) Midis burrit dhe gruas kur ajo është e nevojshme;

(3) Kur je në gjendje lufte.

Kurse në çdo rast tjetër që del jashtë këtyre tri rasteve nuk lejohet të gënjesh. Për sa i përket asaj që veprojnë disa njerëz, të cilët për fat të keq thonë se janë thirrësa të Fesë dhe gënjejnë me pretendimin se e bëjnë për interes të da’uetit, kjo është nga ato çështje të cilat Sheriati i ka ndaluar. Kjo çështje e dyshimtë është veç një justifikim djallëzor për një veprim të ndaluar (haram); kjo nuk i lejohet askujt me përjashtim të tri rastet që janë përmendur në hadith. [1]

Dhe Allahu e di më së miri.”


Fundnotë:

[1] Tirmidhiu ka shënuar një hadith nën autoritetin e Esma bint Jezid (radij-Allahu ‘anha), e cila ka thënë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Gënjeshtra nuk lejohet përveç se në tri (raste): (1) burri që i flet gruas së tij (për t’i bërë qejfin): (2) gënjeshtra në kohë lufte, dhe (3) gënjeshtra për t’i bashkuar njerëzit.”

Shejhul-Albani e ka saktësuar këtë hadith në Da’if Sunen et-Tirmidhi (n.1939), me përjashtim të frazës "për t’i bërë qejfin".

 

Përktheu: Alban Malaj