Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=32638
Pyetje: Shejkh i nderuar! Allahu ju dhëntë sukses! (Pyetësi) thotë: përmendët – Allahu ju ruajtë – atë që ka të bëjë me fotografimin, a lejohet të bësh disa foto për të ilustruar Ditën e Kijametit?
Përgjigje: Jo! Jo! Kjo është një gjë që e bëjnë disa të rinj për të thirrur për tek Allahu. Ata e ilustrojnë përmes fotove Xhenetin, zjarrin (Xhehenemin) dhe lumenjtë (e Xhenetit). Kjo nuk lejohet. Kjo është prej diturisë së gajbit (të fshehtës), të cilën nuk e di askush përveç Allahut – të Pastrit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit. Andaj, kjo nuk lejohet. Kjo është humbje kohe.
Thirrja për te Allahu nuk bëhet me këtë metodë, thirrja për te Allahu bëhet me Kuran dhe Sunnet. (Siç janë): nxitja për vepra të mira (et-tergib) dhe paralajmërimi nga veprat e këqija (et-terhib) si dhe sqarim.
Hapin një gropë varri dhe thonë se kjo është thirrje për tek Allahu dhe përkujtim, përkujtoni njerëzit me Kuran o vëlla.
فَذَكِّرْ بِالْقُرْآنِ مَنْ يَخَافُ وَعِيدِ
“Ti këshilloje me këtë Kur'an atë që ia ka frikën kërcënimit Tim.” Kaf, 45
Ai që nuk përkujton me Kuran, nuk është përkujtues me këtë gropë (varrin) që ia hap atij. Ky është angazhim i panevojshëm, për të cilën Allahu nuk ka zbritur ndonjë argument. Po.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari