Autor: Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij
Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/2848/open-meeting-obaid/22-02-1433h
Pyetje: Allahu u bekoftë! Kjo është pyetja e tretë, nga Egjipti, ku thotë pyetësi: shumë njerëz në vendin tonë përdorin fjalën shehid për çdokënd që vritet nëpër demonstrata apo nëpër ndeshjet e futbollit, prandaj shpresoj një sqarim se kur i thuhet shehid atij që ka vdekur, dhe Allahu u shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Së pari, ky përdorim (i fjalës shehid) që përmende tij, duket se ai është i pranishëm në të gjitha vendet Arabe dhe Islame, sidomos në ambjentet shtetërore, e nuk shpëton nga ky përdorim veçse ai të cilin e ka shpëtuar Allahu.
Së dyti, ky përdorim nuk është nga shprehjet e njerëzve të Sheriatit, porse ai ka lindur nga ata që i quajnë “mendimtarë”, apo ka lindur nga politikanët, apo ka lindur nga letrarët. Dhe ata kanë shkarë nga rregullat Sheriatike, me përjashtim të atyre që i ka mëshiruar Allahu. E me këtë e more vesh se ky përdorim (i fjalës shehid) është i gabuar, ngase ata ka gjasa e përdorin edhe për çifutin apo krishterin, për patriotizmin, vdiq i mbytur, vdiq i djegur, vdiq në ndeshje sportive... ata s’e kanë problem në përdorimin (e kësaj fjale) për shkak të injorancës së tyre rreth rregullave Sheriatike lidhur me këtë temë apo me temat e tjera. Dhe e theksoj, me përjashtim të atyre që i ka mëshiruar Allahu.
Së treti, specifikimi i shehidit s’të përket ty dhe askujt tjetër, porse i përket Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), dhe termi “shehidllëk” është term Sheriatik e nuk është as gjuhësor, as tradicional dhe as intelektual. Dhe mes atyre që quhen shehidë janë:
I pari: ai që vritet në betejën e Xhihadit, qoftë Xhihad mbrojtës apo Xhihad sulmues.
I dyti: ai që vdes nga barku, të cilin e zuri një sëmundje në bark dhe vdiq për si pasojë e saj. Këtu hyjnë të gjitha pjesët e barkut, mëlçia, zorrët, mushkëria, çdo gjë që është në bark dhe përfshihet në të. Mbaje mend mushkërinë, a është ajo e lidhur me barkun apo jo. Këtë ia kthejmë vëllezërve dhe bijve tanë mjekë dhe fjala e tyre tek unë është fjala vendimtare dhe ata e pranojmë.
I treti: Muslimani i mbytur.
I katërti: i djeguri.
I pesti: ai që vdes nën rrënoja.
Si dhe raste të tjera veç tyre, të cilat gjenden tek dy Sahihët dhe tek përmbledhjet e tjera, andaj kush të dojë le t’u referohet atyre.
Përktheu: Alban Malaj