Autor: Shejkh Salih el-Feuzan


Pyetje: Ç’gjykim kanë demonstratat nëse qeveria i lejon demonstratat dhe a konsiderohet shehid ai që u vra nëpër demonstrata?

Përgjigje: Ai është vrarë në fitne, ama që të jetë shehid, Allahu e di më së miri, ne nuk gjykojmë me shehidllëk, përveç se për atë që ka dëshmuar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Mirëpo ai është i ndaluar nga ajo gjë dhe është i ndaluar nga hyrja në demonstrata. Dhe ai është shkaktar për vrasjen e vetes së tij. Allahu e di më së miri si do të jetë çështja e tij, mirëpo ai është gabimtar, shkaktar i vrasjes së vetes së tij dhe shkaktar i asaj që i ndodhi. Sheriati nuk i lejon demonstratat, Sheriati Islamik nuk i lejon demonstratat. Ama për sa i përket pretendimit që ligji në disa vende i lejon ato, ligji i tyre, ligji i tyre është i kotë, ligje të kufrit, nuk argumentohesh me to dhe as nuk merren në konsideratë. S’ka dyshim se argumenti jonë është Sheriati dhe nuk është argumenti jonë ligjet (e kufrit). Argumenti i Muslimanit është Sheriati dhe nuk është ligji i Shejtanit. Po.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj