Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14227
Pyetje: A zbatohet hadithi “Xhihadi më i mire është fjala e vërtetë tek sunduesi tiran” për atë që kritikon udhëheqësin nëpër media?
Përgjigje: Jo, hadithi thotë “tek sunduesi tiran”, domethënë të flasësh me gojë në prezencën e tij, e nuk thotë që ta kritikosh atë mbi minbere apo nëpër rrugë, porse të flasësh duke qenë në prezencën e tij. Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – i tha Musait dhe Harunit:
فَأْتِيَاهُ
“Shkoni që të dy tek ai.” [Ta-Ha, 47]
Domethënë shkoni tek Faraoni:
فَقُولا لَهُ قَوْلاً لَيِّناً
“Dhe flitini atij fjalë të buta.” [Ta-Ha, 44]
Po.
Përktheu: Alban Malaj