Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin

Burimi: Sahab.net

Pyetje:

Nëse udhëheqësi nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu, pastaj ai i lejon disa njerëz që të bëjnë demonstrata të cilat quhen të garantuara, sipas disa kritereve që i ka vendosur udhëheqësi, dhe kështu ata njerëz vazhdojnë me këtë veprimtari dhe thonë, “Ne nuk i kundërvihemi udhëheqësit, por e bëjmë këtë (demonstratë) me lejen e tij.” A lejohet kjo gjë nga ana Sheriatike, pavarsisht kundërshtimeve të teksteve të Kur'anit dhe Sunetit?

 

Përgjigje:

Ata e kanë detyrë të pasojnë Selefët; nëse kjo ka qenë tek Selefët atëherë është e mirë.

E nëse nuk ka qenë tek Selefët atëherë është e keqe, dhe nuk ka dyshim se demonstratat janë të këqia sepse ato të shpien në kaos, as nga demonstruesit e as nga të tjerët por ndoshta ato arrijnë deri në dhunë ndaj vitrinave apo pasurive ose dhunë fizike sepse midis njerëzve në këto turma të rrëmujshme mund të ketë ndonjë pijanec që nuk di çfarë thotë e çfarë bën.

 

Kështu që, demonstratat që të gjitha janë të këqija, qofshin ato me lejen apo pa lejen e udhëheqësit.

 

 

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj