Autor: Shejkh Ahmed Ibën Jahja en-Nexhmij (rahimehullah)

Burimi: el-Meuridul-‘Adhbi ez-Zilal, fq.228


 

Ka thënë Shejkh Ahmed en-Nexhmij (rahimehullah) kur numëron vërejtjet ndaj xhematit të el-Ikhuanul-Muslimun:

“Vërejtja e njëzetë e tretë: organizimi i marrshimeve dhe demonstratave, kurse Islami nuk i njeh këto akte dhe as nuk i pranon, përkundrazi ato janë shpikur nga qafirat dhe nga ata na i kanë sjellë neve. Mos vallë çdo gjë që bëjnë qafirat neve duhet t’u shkojmë nga pas dhe duhet t’i ndjekim në ato gjëra?

Vërtet, Islami nuk triumfon me marrshime dhe demonstrata, porse triumfon me Xhihadin i cili bazohet në Akijden e Saktë dhe në Rrugën që tregoi Muhamed Ibn ‘Abdullahu (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe s’ka dyshim se i Dërguari dhe ndjekësit e tij u goditën me forma të ndryshme të sprovave dhe ata nuk u urdhëruan me gjë tjetër përveç se që të bënin durim. Dhe ky është Musa (‘alejhis-selam): ai u thotë Benij Israilëve, ndonëse ata po vuanin nga Faraoni dhe populli i tij, po u vrisnin meshkujt e lindur, kurse vajzat i linin të jetonin. Ai u thotë atyre,

për të cilin na ka njoftuar Allahu ‘Azze ue Xhel:

قال موسى لقومه: استعينوا بالله واصبروا إنّ الأرض لله يورثها من يشاء من عباده والعاقبة للمتقين

“Musai i tha popullit të vet: “Kërkoni ndihmë nga Allahu dhe duroni, sepse toka është e Allahut. Ai ia jep atë trashëgim cilit të dojë prej robërve të Vet. Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut”. [el-A’raf, 128]

Dhe ky është i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): u thotë disave prej Sahabëve të tij kur ata u ankuan tek ai për vuajtjen që po hiqnin nga Mushrikët:

إنّ من كان قبلكم كان يؤتى بالرجل منهم فيوضع المنشار في مفرقه حتى يشق ما بين رجليه ما يصده ذلك عن دينه وليتمنّ الله هذا الأمر حتى يسير الرجل من صنعاء إلى حضرموت لا يخاف إلى الله والذئب على غنمه ولكنكم تستعجلون

“Vërtet, prej atyre që erdhën para jush, e merrnin ndonjërin prej tyre dhe e sharronin më dysh që nga koka e deri mes këmbëve, dhe kjo nuk e zmbrapste atë nga Feja e tij. Me të vërtetë, Allahu do ta përhapë këtë çështje (Islamin) aq sa njeriu do të ecë nga Sana’a për në Hadrameut dhe nuk do të ketë frikë nga akush përpos Allahut dhe do të ketë frikë nga ujku mos i ha delet e tij. Mirëpo ju po nguteni.”

Pra, ai as nuk i urdhëroi Sahabët e tij me demonstrata dhe as me vrasje.”

 

Përktheu Alban Malaj