Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?t=29347


(Kjo pyetje dhe të njëjtën kohë kjo letër i është dërguar Shejkh Feuzanit nga Shejkh Abdul-Aziz er-Raxhihi, ku Shejkh Raxhihi pyet Shejkh Feuzanin për këtë libër të shpërndarë nga Ali el-Halebi në emër të tij, sh.p)

 

Pyetje: Shkëlqesia juaj, Shejkh dhe Prind i nderuar, Salih bin Feuzan bin Abdullah el-Feuzan – Allahu ju ruajt

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu, më tej:

Kam parë një libër me titull, “Essileh el-'Irakijeh fi Mesaili Imani ue Tekfiri el-Menhexhijeh, – Pyetje Irakiane për çështjet e Imanit dhe Tekfirit Metodologjik” me përgjigje të Shejkhut të nderuar Salih bin Fezan el-Feuzan – Allahu e ruajt.

Është përpiluar në Kajro me komentim të Ali Hasen Hamid el-Halebi, dhe është botuar nga shtëpia botuese, "Darul – Menahixh" në vitin 1426 h, libri ka rreth 38 faqe.

Përpiluesi dhe komentuesi pohon në këtë libër se këto janë pyetje që u janë drejtuar juve nga disa nxënës dijeje Irakian në Haxh në vitin 1424 h, në Mekke Mukerremeh, dhe ju jeni përgjigjur këtyre pyetjeve, dhe keni shkruar në fund të përgjigjeve emrin dhe nënshkrimin tuaj me shkrim dore, "7 dhul-hixhe, 1424, ashtu siç i është bashkangjitur fjalimit tim."

Ato janë pesë pyetje (që gjenden në atë libër): 

Pyetja e parë: Atë mbi të cilin është me vend që të përdoret fjala tekfir dhe mbi atë që është me vend të bëhet tekfir.

Pyetja e dytë: Çështja e arsyetimit me injorancë në Akide.

Pyetja e tretë: Gjykimi për të ulurit me ithtarët e bidateve, siç janë Sufijt dhe Ikhuanët.

Pyetja e katërt: Gjykimi për të bërit tekfir ndaj atyre që i atribuohen Partisë "B'ath."

Pyetja e pestë: Nëse është vepra në vetvete kusht për saktësinë e Imanit apo jo.

Këto pyetje-përgjigje që janë lexuar u atribuohen juve, pas këtyre gjenden tre letra dhe se ai që ua ka parashtruar këto pyetje dhe i ka dëgjuar prej jush përgjigjet është Irakian, quhet Eba Bukharij Mahmud Junus 'Isa, dhe se nëntë nxënës dijeje Irakian ishin bashkë me të në atë udhëtim, pastaj gjendet Tezkija e një njeriu me nofkën Ebu Menar el-Alemij për ata nëntë veta që u përmenden, ky libër që u përmend u atribuohet juve, kjo është një kopje e atij libri me letrën time me qëllim që t'i hidhni një shikim këtij libri.

Kjo që u përmend më lart, a është e vërtetë? Përgjigjet që janë përmendur a janë tuajat apo jo?

Pyetja ime është: Nënshkrimi me shkrim dore që gjendet tek ato përgjigje është i juaji apo është gënjeshtër ndaj jush?

Na këshillo, Allahu ju shpërbleftë?

 

Përgjigje nga Shejkh Feuzan: Nuk mbaj mend që këto përgjigje të kenë dalë nga unë, dhe ata persona emrat e të cilëve i përmende nuk i njoh dhe as që mbaj mend që ata të jenë mbledhur me mua në Mekke apo diku tjetër. Ai që po mi përshkruan mua këto përgjigje le të sjell ndonjë shkrim me dorëshkrimin tim apo inçizim me zërin tim që të vërtetohet kjo.

Dhe nënshkrimi në fund të temës nuk argumenton se ai më atribuohet mua, sepse ai bëhet përmes fotokopjimit për ta dyfishuar. Dhe jo çdo gjë që gjendet tek ato përgjigje unë i them.

 

E sa për Shejkh Albanin (Allahu e mëshiroftë), kush dëshiron të dijë për fjalët e tij, le t'i kthehet librave të tij dhe kasetave të tij dhe të mos bazohet vetëm tek ajo që i atribuohet atij duke mos e vërtetuar atë.

 

E tha dhe e shkroi:

Salih bin Feuzan bin Abdullah el-Feuzan, më datë 12 /4/ 1426H

 

Burimi ku mund të shihni letrën e Shejkh Raxhihit dhe përgjigjen e Shejkh Feuzanit me dorëshkrimin e tij:

http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=123202

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari