Shejkh Ahmed Bazmul (Allahu e ruajtë)

Dhe këtu, dua të theksoj rreth asaj që është transmetuar prej Shejkhut tonë el-Alameh, Zejd el-Medkhalij - Allahu i Madheruar e ruajttë - se ai ka thënë: "Nuk është kusht tezkija për mësuesin." Dhe unë e pyeta atë për këtë, i thashë: “O Shejkh - Allahu te bekofte - nëse hapet kjo derë, do na vinte çdonjëri dhe do jepte mësim dhe do thoshte: ‘Nuk është kusht tezkija.’ Ndërsa ne gjejmë në tekstet e Selefëve, që ai duhet te jetë i njohur ose të thonë dijetaret se merret dija prej tij.” Kështu që, ai (Shejkh Zejdi) tha: “Po! Unë këtë kam për qëllim, që mësuesi të jetë i kualifikuar për të dhënë mësim, sepse ai nëse flet, dijetarët do gjykojnë a pranohet dija prej tij apo jo.”

Andaj, disa njerëz përpiqen me gjithë zell që fjalën e Shejkh Zejdit - Allahu i Madhëruar e ruajttë – ta shndërrojnë e ta zbatojnë mbi vetën e tyre edhe në qoftë se ai nuk ka tezkije. Pra, Shejkhu e kushtëzon këtë çështje: Që të jetë i kualifikuar në kërkimin e diturisë... që të jetë i kualifikuar për t’u marr dija prej tij.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi