Autor: Muhamed ibën Umer Bazmul

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=14156

Pyetje e pestë: Cili është mendimi juaj për ata që thonë se Shejkh Rabij - Allahu e ruajtë - nuk i verifikon (vërteton) haberet që i vijnë?

Përgjigje: Them: Ky njeri nuk e njeh shejkh Rabijn, nuk e njeh shejkh Rabijn. Ai që e njeh shejkh Rabijn dhe ka qëndruar afër tij, e kupton që shejkh Rabij arrin kulmin e vërtetimit të fjalëve dhe të habereve, o burrë!

Ne kur jemi në ndonjë mexhlis të tij, dikush prej nesh p.sh. thotë një fjalë duke ia atribuuar këtij libri apo atij libri, shejkhu nuk e pranon atë derisa ne ta nxjerrim atë nga libri dhe ai ta lexojë vetë, dhe thotë: Ja ku është biblioteka, ik e merre librin e ma trego fjalën që the.

Pra, shejkhu nuk pranon as në çështjet e dijes, as në bisedë, e si qëndron puna në lidhje me personat, si qëndron puna me këto çështje me të cilat lidhen çështjet e tjera, si këshilla, kritika e njerëzve të bidatit, kritika e pasuesve të epsheve, etj. Shejkhu i verifikon këto çështje në kulmin e verifikimit, dhe unë nuk e pastroj atë tek Allahu. Unë i kërkoj këtij edhe të tjerëve që të na tregojnë diçka për të cilën shejkhu e ka thënë e të mos jetë ashtu siç ka thënë shejkh Rabij.

Shejkh Mukbili - Allahu e mëshiroftë - thotë për të: “Ky burrë (Shejkh Rabij) nëse ju thotë për dikë që ai është hizbij, juve mund mos ta keni të qartë në atë moment që ai është hizbij, porse do të dali në shesh hizbija e tij qoftë edhe pas njëfarë kohe.” Këtë e ka thënë shejkh Mukbili.

Ndërsa Shejkh Albani thotë: “I lexova librat e Shejkh Rabijs dhe nuk vërejta në to asnjë gabim të cilin ne e kundërshtojmë, apo që kundërshton (menhexhin) në të cilin jemi ne.” Ose siç ka thënë Shejkhu - Allahu e mëshiroftë.

Sikur Shejkh Rabij të mos i verifikonte (vërtetonte) gjërat, atëherë fjalët e tij nuk do të ishin të sakta, do i shkonin punët sa andej e këndej. Prandaj realiteti nuk është kështu si thotë ky.

Pastaj, të gjitha çështjet me të cilat është përballur Shejkh Rabij, p.sh çështja e Ebul Hasenit, nuk ka folur shejkhu - Allahu e ruajtë dhe na përqendroftë neve dhe atë në hak - nuk ka folur nga epshet e tij, as nga vetja e tij, porse ka folur vetëm me gjëra të shkruara nga Ebul Haseni, apo me gjëra të incizuara me zërin e Ebul Hasenit, apo për qëndrime të dëshmuara për të cilat dëshmojnë njerëzit kundër Ebul Hasenit. Po ashtu, edhe fjala e tij ndaj Sejid Kutub, ndaj Selman el-Audes, ndaj Abdu-Rrahman Abdul-Khalik, ndaj Sefer el-Haualit, ndaj el-Magrauit etj.

Allahu na udhëzoftë neve dhe ata edhe na dhëntë sukses neve dhe atyre që ta pasojmë të vërtetën, të kapemi pas hakut dhe të vdesim në hak, amin.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi