Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij

Burimi: Pyetje-Përgjigje rreth Akijdes dhe Menhexhit, seria e tretë, pyetja n. 26

[http://www.rabee.net/show_book.aspx?pid=5&bid=217&gid=]

 

Pyetje: Dëgjova prej disa Tabligëve të thonë se Rabij’ el-Medkhalij i bën qafira pasuesit e Katër Medh`hebeve. Çfarë mund të na thoni, Allahu ju ruajt?

 

Përgjigje nga Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij:

 

“Them: I pastër je Ti o Allah nga çdo e metë, kjo është një shpifje e hatashme! Dhe çdo Bidatçi është Kedhab (Gënjeshtar). Bidatçiut i duhet patjetër të gënjejë dhe ai nuk e përhap bidatin e tij përveç se duke gënjyer. Ai s’ka as argumente e asgjë prej gjëje! Ku e paskam thënë këtë?! Ata s’kanë asgjë (për ta faktuar akuzën e tyre)!

قُلْ هَاتُواْ بُرْهَانَكُمْ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ

 

 

Thuaj: bjerini argumentet tuaja nëse jeni që thoni të vërtetën.” [el-Bekare: 111]

 

Çdo njeri mund të thotë “Filani tha kështu”, mirëpo ne themi: Bjerini argumentet tuaja! Përse nuk u kërkoni atyre argument?! Ku e ka thënë këtë?! Andaj bëjuani atyre këtë pyetje. Këto duhet të jenë pyetjet tuaja: Ku? Në cilin libër? Në cilën kasetë? Kështu do të bëhet e qartë gënjeshtra e tyre!

Selman el-‘Audeh në librin e tij “Ehadijth et-Ta`ifetil-Mensurah” (Hadithet rreth Palës së Ndihmuar) grupoi një pjesë të atyre (haditheve) të cilat i ndau në dy grupe: Një grup prej atyre haditheve për Grupin e Shpëtuar (el-Firkatun-Naaxhijeh) dhe grupin tjetër për Palën e Ndihmuar (et-Ta`ifetul-Mensurah). Domethënë, një grup hadithesh i mblodhi për Palën e Ndihmuar kurse një grup tjetër hadithesh i mblodhi për Grupin e Shpëtuar dhe tek Grupi i Shpëtuar futi Ehlul-Hadithin, Pasuesit e Medh`hebeve dhe njerëzit e thjeshtë. I thashë atij: Përse nuk i ke futur Zejdijet (Shijat e Jemenit) dhe disa prej Khauarixhëve sepse mes tyre – e mua më ka transmetuar një i besueshëm nga Jemeni – sepse midis Zejdijeve ka prej atyre që luftojnë Kuburijunët (adhuruesit e varreve), më ka transmetuar një i besueshëm nga Umani se shumë prej Khauarixhëve e luftojnë adhurimin e varreve dhe ata të cilët u atribohen Katër Medh`hebeve në mënyrë të rreme e me gënjeshtra. Këtu ka njerëz që atribohen me hak dhe ka njerëz që atribohen në mënyrë të rreme. Shumica e tyre janë adhurues të varreve, e midis tyre ka që i luftojnë Kuburijet. I paraqita atij vetëm këtë problem. Ata thanë: Të favorizosh Khauarixhët dhe Zejdijet mbi Medh`hebet e Ehli-Sunetit është gënjeshtër! Dhe ai u detyrua të thoshte fjalë të pavërteta!

Pastaj erdhën Hadadijet me këto shpifjet e tyre. Më përpara thanë: (se Khauarixhët dhe Zejdijet) favorizohen, kurse tani kanë arritur deri tek tekfiri (mbi pasuesit e Katër Medh’hebeve që adhurojnë varret) !!

إن أكرمكم عند الله أتقاكم

 

Më i nderuari prej jush tek Allahu është më i devotshmi nga ju.” [el-Huxhurat: 13]

 

Pasha Allahun, andej ka njerëz që i atribohen Malikut: Tixhanijeh, Merganijeh... e kështu me rradhë. Ka prej sufive dhe adhururesve të varreve që i atribohen Shafiut. Ka shumë prej adhuruesve të varreve që i atribohen Ebi Hanifes. E çfarë dobie u bëjnë atyre këto atribuime? Ata kanë nevojë për kurim e sqarim. E ne madje as ata nuk i bëjmë qafira përveç kur t’u jetë ngritur argumenti dhe ky është medh’hebi im i njohur. Unë nuk e bëj qafir atë që ka rënë në kufër përveç pasi që t’i jetë ngritur argumenti.

 

Sejjid Kutbi, ai i cili flet për Hulul (mishërimi i Krijuesit në krijesat) dhe Uahdetul-Vuxhuud (Njëshmëria e Krijuesit me krijimin)... e kështu me rradhë, ka nevojë që të sigurohemi për sa i përket kufrit. Unë nuk e kam bërë qafir atë. Allahu na dhëntë mirëqënie.

 

Ne e luftojmë tekfirin pa argumente. Tekfiri nëse është me hak dhe mbasi që të jetë ngritur argumenti, atëherë kjo është çështje e Sheriatit të Allahut ‘Azze ue Xhel:

وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولاً

 

Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të dërguar! [el-Isra’: 15]

 

وَمَا كَانَ اللّهُ لِيُضِلَّ قَوْماً بَعْدَ إِذْ هَدَاهُمْ حَتَّى يُبَيِّنَ لَهُم مَّا يَتَّقُونَ إِنَّ اللّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

 

Allahu kurrë nuk e çon në humbje një popull që më parë e ka udhëzuar në rrugë të drejtë, pa ia bërë të njohur se prej çfarë duhet të ruhet. Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë. [et-Teube: 115]

 

وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى

وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيرا

 

Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi që iu bë i qartë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta djegim në Xhehenem. Sa përfundim i keq! [en-Nisa’: 115]

 

Pra nuk bëhet qafir derisa atij t’i ngrihet argumenti. Ky është medh`hebi i Ibn Tejmijes, i Ibnul-Kajjimit dhe Imamëve të Selefit, për arsye se ai që bie në kufër dhe është Musliman dhe krenohet me Islamin, mirëpo ai ra në kufër, atëherë ne nuk e bëjmë qafir këtë njeri vetëm se pasi që t’i kemi ngritur argumentin. Ne nuk bëjmë tekfir me përgjithësime e me polemika.

 

Allahut i lutemi të na japë shëndet.”

 

 

Përktheu: Alban Malaj