Autor: Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: Sahab.net

 

 

Pyetje: Disa të rinj tërheqin vërejtjen nga prezantimi në mësimet e disa dijetarëve, siç është për shembull Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad, dhe thotë se ai është i shkujdesur për sa i përket njohjes së Hizbijunëve.

 

Përgjigje: A mbetet më marrëzi mbas kësaj marrëzie! Allahu na qoftë në ndihmë. Esh-Shejkh ‘Abdul-Muhsin është prej Ulemave më të mirë, i famshëm, s’ka nevojë që flasë për të ndonjë si puna ime. Mirëpo këtë e konsiderojmë mbrojtje për të. E nëse Shejkhu jep ixhtihadin e tij apo nuk i di disa gjëra rreth disa Hizbijunëve, kjo gjë nuk e dëmton atë.  Ama ti nëse ia paraqet atij çështjen e tyre dhe ia shpjegon, ai do të japë gjykimin sheriatik për atë çështje, kurse ti nëse di disa gjëra që i kanë Hizbijunët por nuk e di gjykimin sheriatik të atyre, atëherë çfarë njohje është kjo? Ç’vlerë ka kjo?

Shejkhu është Alim (dijetar i madh) fisnik, dhe fjalët e këtilla tregojnë për devijimin e tij që i thotë dhe i pretendon ato. Allahu na ruajt nga një gjë e tillë.

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj