Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: http://ar.alnahj.net/audio/565

Pyetje: Cila është këshilla juaj për atë që i ndalon kasetat e Shejkh Rabij bin Hadij me pretendimin se shkaktojnë fitne dhe se në këto kaseta ka lavdërim për udhëheqësit në Mbretërinë (e Arabisë Saudite) dhe se lavdërimi i tij – d.m.th. lavdërimi i Shejkh Rabijs për pushtetarët – është nifak (hipokrizi)?

Shejkh Uthejmin: Mendimi jonë është se kjo nuk është e saktë dhe është një gabim trashanik. Shejkh Rabij është nga dijetarët e Sunnetit, është nga njerëzit e hajrit, akideja e tij është e shëndoshë, menhexhi i tij është i drejtë, por kur ai i kritikoi disa figura simbolike [1] të disa njerëzve që janë nga të mëvonshmit, filluan ta etiketojnë me këto cilësi të këqija.

Shejkh Uthejmin: A e kuptove?

Pyetësi: Po.

_______________________

[1] Shënim i përkthyesit: Shejkh Rabij kritikoi Sejid Kutubin, Hasan el-Benna, Meududin, Muhamed Gazalin, Abdu-Rrahman Abdul-Khalik, Sefer Haualin, Selman el-Auden, etj. të cilët në emër të Islamit sollën ideologji të devijuara, dijetarët e mëdhenj si Shejkh Albani, Shejkh bin Bazi, Shejkh Uthejmini, e mbështeten Shejkh Rabijn në refuzimin e këtyre të devijuarve.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

30 Korrik 2015