Autor: Shejkh Abdullah Bukhari

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/6374

Pyetje:

A na këshilloni që të ulemi dhe të marrim dije tek ai që janë shtuar gabimet e tij? Duke e ditur se ai gabon dhe kthehet vazhdimisht.

Përgjigje:

Ibën Mehdij – Allahu e mëshiroftë – ka përmendur se kush braktiset, ai ka thënë:

“Ai që i shton lëshimet dhe gabimet e tija, ai braktiset.”

Si ulesh tek njëri, te i cili janë shtuar gabimet e tij! Ti thua se ai kthehet vazhdimisht, kthehet vazhdimisht. Lëre atë që të hulumtojë, të studiojë, dhe të mësojë për veten e tij. Nuk ke nevojë (që të mësosh tek ai, sh.p).

Kurse ulja bashkë më të për t’ia përsëritur njëri-tjetrit dijen apo me dikë tjetër nga vëllezërit e tu, përsëritja e përbashkët e dijes dhe mësimi i përbashkët i dijes – në mes teje dhe atij –, për këtë s’ka problem. Porse të ulesh tek ai që të të jap mësim ty dhe ti ke dëshmi kundër tij që ai ka shumë gabime, çfarë do të mësojë ty? Do të mësojë ty gabimet?! Mësimi i përbashkët i dijes në mes vëllezërve, për këtë nuk ka problem.

Kurse për sa i përket daljes në krye për të dhënë mësim (ai që gabon vazhdimisht dhe kthehet), atëherë jo.

Përktheu: Jeton Shasivari