Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/11420

 

 

Pyetje: Allahu u dhëntë të mira, ky pyetës thotë: Çfarë ka për qëllim ‘Umer Ibnul-Khattabi – radijAllahu ‘anhu – me fjalën e tij për namazin e teravive: “Sa bidat i mirë që është!”?

 

Përgjigje: Dijetarët janë përgjigjur për këtë, se qëllimi i saj është bidati nga ana gjuhësore dhe jo bidati sheriatik, sepse teravitë nuk janë bidat, porse janë nga Suneti i të Dërguarit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –. Ai i fali teravitë me Shokët e tij për disa net, pastaj nuk u fal më me ta, nga frika se mos ato bëheshin obligim për ta. Dhe kur vdiq i Dërguari – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, mbaroi koha e zbritjes së urdhëresave, kështu që nuk pati më urdhra mbas të Dërguarit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –. Prandaj i mblodhi ‘'Umeri mbas një imami të vetëm, ashtu siç ishin më përpara mbas të Dërguarit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –. Ai i bashkoi ata mbas një imami të vetëm, i cili ishte Ubej Ibën Ka’b – radijAllahu ‘anhu –, më i dituri i tyre për Librin e Allahut, ashtu siç faleshin mbas Pejgamberit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –. Pra, ‘Umeri e ringjalli këtë Sunet dhe nuk bëri bidat.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj