Autor: Shejkh Muhamed bin Umer bin Salim Bazmul

Burimi: el-Himmeh fi Talebil ‘Ilm, fq. 37

 

 

Dije, se me frazën “kuptim të Fesë,” nuk është për qëllim të dish shumë çështje fetare apo të dish shumë hadithe përmendësh!

Në të vërtetë me frazën “kuptim të Fesë” është për qëllim madhërimi i Allahut të Lartësuar në zemrën e Muslimanit dhe frika ndaj Tij, në mënyrë që nëse i tregohet se ky është gjykimi i Allahut për një çështje dhe ky është ligji i Allahut, nxiton në pohimin dhe besimin e tij, si dhe shpejton për të punuar me të. Ky është kuptimi i vërtetë i Fesë!

 

Prandaj, mund të rastisësh ndonjë njeri që është më afër njerëzve të thjeshtë, ndërkohë që ai ka kuptim të drejtë të Fesë! Që do të thotë, se ai e madhëron Allahun, e madhëron Sheriatin e Allahut si dhe e madhëron atë që ka ardhur nga Allahu dhe i Dërguarit i Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.  Nëse i tregohet atij se ky është gjykimi i Allahut për një çështje, nxiton në pohimin dhe besimin e tij, dhe nxiton për të punuar me të!

 

Ndoshta mund të rastisësh ndonjë njeri, që ka shumë njohuri fetare, di shumë  çështje dhe hadithe përmendësh, por nuk i madhëron urdhëresat e Allahut dhe nuk e madhëron Sheriatin e Allahut. Kështu ky nuk është prej atyre që Allahu ia do të mirën, pasi ai nuk e ka kuptuar realitetin e çështjes së Fesë!

 

 

Përktheu: Servet Mata