Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

 

 

Pyetje: A i mjafton atij që do t’u mësojë njerëzve çështjet e Fesë diploma e univesitetit apo ai duhet të ketë patjetër tezkije nga ulematë?

 

Përgjigje: Ajo që duhet patjetër është dija. Jo çdokush që ka diplomë bëhet dijetar. Ajo që duhet patjetër është dija dhe kuptimi i saktë i Fesë së Allahut. Kurse diploma nuk tregon dije!! Ai mund të ketë diplomë mirëpo ai është njeriu më injorant. Dhe ai mund të mos ketë diplomë mirëpo ai është njeriu më i ditur... A kishte diplomë Shejkh Ibn Bazi??!! A kishte Shejkh Ibn Ibrahimi??!! A kishte Shejkh Ibn Ahmedi??!! A kishin ata diploma??!! E prapëseprapë ata ishin imamët e kësaj kohe. Ajo që merret në konsideratë tek njeriu është dija dhe fik’hu e jo diplomat e tezkijet!!

Dhe realiteti nxjerr në shesh gjendjen e personit:

 

Kur ndodh ndonjë problem apo incident atëherë bëhet e qartë kush është dijetari dhe kush është ai që shtiret sikur ka dije dhe injoranti. Po.

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj