Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij

Pyetje:

Një pyetës tjetër thotë: Ka njerëz të cilët kur hipin në minbere apo kur janë në ndonjë ndenjje (xhelseh) të përgjithshme e thonë të kundërtën e asaj që e thonë në ndenjje të veçanta, cila është këshilla juaj? Allahu ua shpërbleftë me të mira.

Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij:

Allahul-Muste’an. Nëse këtë që e thua u ndodh disa njerëzve, e lusim Allahun që ta pranoj pendimin tonë dhe të tijin. Besimtari e ka për obligim që të jetë i qartë (në të folur) dhe njeri i një fjale. Dhe nuk i ka hije që ai të jetë gjithmonë kontradiktor me veten e tij, duke mbajtur ndenjje të veçanta për biseda të veçanta, dhe kur është në mesin e njerëzve thotë diçka tjetër nga ajo që ka thënë (në ndenjje te veçanta). Shpresojmë që kjo të mos ekzistojë dhe nëse është e pakët ajo që e ekziston, i kërkojmë Allahut që të na pranoj pendimin neve dhe atij.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari