Autor: Muhamed bin Ebu Bekër bin Ejjub ibën Kajjim el-Xheuzijjeh (691-751 h.)

Burimi: Igathetu Lahfan fi Mesajidi Shejtan, vëll. 1, fq. 241-242, botimi “Daru Alemil Feuaid”

 

 

Te vesvesexhiu janë grumbulluar këto dëme:

1)        Bindja ndaj shejtanit.

2)        Kundërshtimi i Sunnetit.

3)        Rënia në punët më të këqija dhe shpikjet në fe.

4)        Sfilitja shpirtërore.

5)        Humbja e kohës.

6)        Angazhimi me atë që ia ul shpërblimin.

7)        Privimi nga ajo që është më e dobishme për të.

8)        Ekspozimi i vetes ndaj sharjeve të njerëzve.

9)        Mashtrimi i të paditurit duke e marrë atë si shembull. Ky i paditur thotë: “Sikur kjo gjë të mos ishte më e mirë për të, ai nuk do ta kishte zgjedhur për vete.” Kështu ky i paditur ka mendim të keq për atë gjë që ka ardhur në Sunnet dhe se nuk mjafton vetëm Sunneti për këtë gjë.

10)      Natyra impulsive dhe e ndjeshme.

11)      Dobësimi i tij para shejtanit, saqë shejtanit i shtohet lakmia për të.

12)      Përballja me vështirësi në atë që është paracaktuar me Kader (si lehtësim), dhe kjo është ndëshkim për të (si shkak i kundërshtimit të fesë).

13)      Bazimi në padituri dhe injorancë.

14)      Pajtimi me atë gjë që është marrëzi për logjikën e shëndoshë...

 

Këto janë përafërsisht 15 dëmet e vesveseve, porse ato janë shumëfishë më të mëdha.

 

Transmeton Muslimi në Sahihun e tij (nr 2203) nga hadithi i Uthman bin Ebi el-As-it, i cili ka thënë se e pyeta të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – duke i thënë:

“O i Dërguari i Allahut! Shejtani është bërë pengesë midis meje dhe namazit dhe më fut dyshime e ma përzien namazin. I dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: “Ai shejtani (që të fut dyshime) quhet khinzeb. Nëse ndien atë, kërko ndihmë nga Allahu (duke thënë: ‘Eudhu bil-Lahi min shejtani raxhim) dhe pështy lehtë 3 herë nga krahu i majtë.” Unë e bëra këtë dhe Allahu mi largoi ato dyshime.”

 

Kështu që, njerëzit e vesveseve janë gjëja më e dashur e khinzebit dhe shokëve të tij. Allahut i kërkojmë ndihmë prej tij.

 

Përktheu: Jeton Shasivari