Autor: AbduRrezak bin Abdul-Muhsin el-Bedër

 

 

Lavdërimi i takon Allahut, të Cilit i takon çdo gjë që është në qiej dhe në tokë. Atij i takon lavdërimi në Ditën e Gjykimit, dhe Ai është i Urti, i Gjithëdituri. Ai di çfarë futet në tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret nga qielli dhe çfarë ngrihet lart. Ai është Mëshiruesi, Falësi i Madh.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Vetëm pa ortak, si dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.

E më pas:

O besimtarë! Frikësojuni Allahut të Lartësuar sepse frika ndaj Tij është shpëtim. Te frika ndaj të Lartmadhëruarit, qëndron shpëtimi i robit dhe lumturia e tij në dunja dhe në Ahiret. Frika ndaj Allahut të Lartësuar është që të punosh në bindje ndaj Tij, me dritë (udhëzim) nga Allahu duke shpresuar shpërblimin e Tij, si dhe të lësh kundërshtimin e Allahut, me dritë (udhëzim) prej Tij duke iu frikësuar dënimit të Tij.

O besimtarë, robër të Allahut! Një mësim madhështor dhe një dobi të vyer dhe të çmueshme, e sjellim nga rrëfimi i një sahabije të nderuar, teksa ajo rrëfen historinë e hyrjes së saj në Islam, lajmin e futjes në këtë fe, si dhe fillimin e jetës së saj në Islam. Ajo o besimtarë, është Kajleh e bija e Mahrameh Et-Tejmimijeh – Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e bëftë atë të kënaqur.

Historia e saj është e gjatë, të cilën e ka transmetuar të plotë Taberani në librin e tij “M’uxhem El-Kebir”. Gjithashtu, një pjesë të saj e ka transmetuar Buhariu në librin e tij “Edebul-Mufred”. Po ashtu, e ka transmetuar Tirmidhiu në librin e tij “El-Xham’i”.

Ndërsa, unë po shkëpus një fragment nga historia e saj – Allahu qoftë i kënaqur me të – ku ajo përmend lajmin e mbërritjes së saj në Medine, dhe hyrjen në xhaminë e Pejgamberit – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të.

Kjo hyrje, sikurse transmeton ajo – Allahu qoftë i kënaqur me të – ishte në kohën e namazit të sabahut, ndërkohë që Pejgamberi falej me besimtarët. Ndërsa, safet e besimtarëve që ishin pas tij qëndronin në këmbë për të kryer këtë namaz madhështor.

 Ajo – Allahu qoftë i kënaqur me të – tha:

“Ne mbërritëm, ndërkohë që Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – po falte me njerëzit namazin e sabahut, në kohën që sapo kishte hyrë sabahu.”

Pastaj, tregoi duke thënë se:

“Burrat nuk e njihnin dot njëri tjetrit për shkak të errësirës, kurse yjet ishin të qarta e të shumta në qiell.”

Pastaj, tha:

“Kështu që, unë u futa në xhami, mirëpo unë isha një grua e re në Islam, andaj u rreshtova përkrah burrave.”

Pra, mendoni! Në xhaminë e Pejgamberit – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – një grua rreshtohet përkrah burrave, dhe në namazin e sabahut!

Pastaj, tha:

“Më pas, burri që ishte përkrah meje më tha mua: “Grua je ti apo burrë?”

Ajo tha:

“Ndërsa, unë i thash atij: “Jo, përkundrazi unë jam grua.”

Ai – Allahu qoftë i kënaqur me të – i thotë: 

“Me të vërtetë, ti për pak sa s’më bëre fitne! Andaj, ik dhe falu me gratë!”

Ajo – Allahu qoftë i kënaqur me të – tha:

“Atëherë, pashë një rresht të grave përkrah dhomave, të cilin nuk e kisha parë kur u futa në xhami dhe iu bashkëngjita atyre.”

Domethënë, ajo shkoi dhe u fal me gratë.

Mendo, o vëlla musliman! Mendo dhe ti motër muslimane! Vendi ishte xhamia e Pejgamberit – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, kurse koha ishte koha e tij – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Ndërsa, momenti ishte një moment i mirë për adhurim, ishte koha e kryerjes së faljes së namazit të sabahut. E megjithatë, ai sahabi i nderuar – Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e bëftë atë të kënaqur – thotë:

“Me të vërtetë, ti për pak sa s’më bëre fitne!”

 

Këtë kuptim që e përmendi ai sahabi – Allahu qoftë i kënaqur me të – është ajo që e ka sqaruar Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – në hadithin e Usameh ibën Zejdit – Allahu qoftë i kënaqur me ta – ku thotë: 

Ka thënë Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –:

ما تركت بعدي فتنة هي أضر على الرجال من النساء.

“Nuk kam lënë pas meje fitne që të jetë më e dëmshme për burrat se sa gratë.”

 

Ndërsa, te hadithi i Ebi Seidit El-Hudrij – Allahu qoftë i kënaqur me të – transmetohet se Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë:

فاتقوا الدنيا واتقوا النساءَ. فإن فتنةِ بني إسرائيلَ كانت في النساءِ

“Ruhuni nga dunjaja! Ruhuni nga gratë! Pasi fitnja e Beni Israilëve ishte te gratë.”

 

Ndërsa, të Sunenet nga hadithi i Abdullah Ibën Mes’udit – Allahu qoftë i kënaqur me të – transmetohet se Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë:

المرأة عورة فإذا خرجت استشرفها الشيطان

“Gruaja është auret. Andaj, kur ajo del, atë e shoqëron shejtani.”

Domethënë: shejtani e përdor atë për synime dhe qëllime të veta, për ti bërë fitne burrave dhe për ti çuar në imoralitet dhe vepra të ulëta.

Kthehemi te fjala e atij sahabiu – Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e bëftë atë të kënaqur –:

“Me të vërtetë, ti për pak sa s’më bëre fitne!”

Ndërsa, ajo e justifikon veten e saj në atë vend të gabuar duke thënë se ajo ishte e re në Islam. Domethënë se, ajo nuk kishte dije rreth Islamin me detajet, dispozitat dhe udhëzimet e tij.

Ai – Allahu qoftë i kënaqur me të – i tha: 

“Me të vërtetë, ti për pak sa s’më bëre fitne!”

Ai u frikësua për veten e tij nga fitneja. Edhe pse ai ishte në xhaminë e Pejgamberit – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, ishte pas tij dhe në kohën e tij.

Vallë, si është çështja o besimtarë kur gruaja përzihet me burrat, në një kohë jo të errët si kjo, porse në një kohë në mes të ditës, me të gjithë bukurinë e saj, me të gjithë stolitë e saj, me aromën e mirë të saj, e të tjera veç tyre. Të cilat janë rrezik befasues dhe sprovë e madhe. Që të rrëzojnë, të shkatërrojnë dhe të çojnë në fitne të mëdha, prej të cilave është frikësuar Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – për popullin e vet.

Edhe pse Pejgamberi ishte në xhaminë, në shtëpinë e Allahut, e cila është vendi i qetësisë dhe i besimit, vendi i mirë për t’u afruar tek i Gjithëmëshirshmi, i Lartmadhëruari, prapë se prapë Ai i largonte gratë nga burrat për siguri dhe ruajtje.

Në sahihun e Muslimit, nga hadithi i Ebi Hurejras – Allahu qoftë i kënaqur me të – transmetohet se Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë:

خير صفوف الرجال أولها، وشرها آخرها، وخير صفوف النساء آخرها، وشرها أولها

“Rreshti më i mirë i burrave është rreshti i parë, ndërsa rreshti më i keq është rreshti i fundit. Kurse, rreshti më i mirë i grave është rreshti i fundit, ndërsa rreshti më i keq është rreshti i parë.”

Domethënë: gruaja edhe nëse është në xhami, në shtëpinë e Allahut, sa më larg të jetë nga burrat aq më mirë është për të dhe më parësore. Kurse falja e saj në shtëpinë e saj është më e mirë se falja e saj në xhami.

Në hadithin e Ummi Humejd Es-Sa’idijeh – Allahu qoftë i kënaqur me të – transmetohet se ka thënë:

أتيت النبي صلى الله عليه وسلم فقلت : يا رسول الله إني أحب أن أصلي معك في مسجدك هذا. قال : قد علمت أنك تحبين ذالك ، وصلاتك في حجرتك خير لك من صلاتك في  دارك ، وصلاتك في دارك خير لك من صلاتك في مسجد قومك، وصلاتك في مسجد قومك خير لك من صلاتك في مسجدي هذا

“Erdha te Pejgamberi dhe i thash: “O i Dërguari i Allahut, unë dua që të falem me ty në këtë xhaminë tënde.” Pejgamberi i tha: “Po, e mora vesh që ti e do një gjë të tillë. Mirëpo, falja jote në dhomën tënde është më e mirë se falja jote në shtëpinë tënde, kurse falja jote në shtëpinë tënde është me e mirë se falja jote në xhaminë e popullit tënd, ndërsa falja jote në xhaminë e popullit tënd është më e mirë se sa falja jote në këtë xhaminë time.””

 

Ndërsa, te sahihu i Buharit është transmetuar nga hadithi i Ummi Selemes – Allahu qoftë i kënaqur me të – se ajo ka thënë:

كان رسول الله صلى الله عليه وسلم إذا سلم قام النساء حين يقضي تسليمه ويمكث هو في مقامه يسيرا وكنا نرى ذلك من أجل أن يخرج النساء قبل أن يدركهن أحد من الرجال

“Kur i Dërguari i Allahut falej, gratë ngriheshin menjëherë sapo ai përfundonte dhënien e selamit. Madje, ai qëndronte pak në vendin e tij (të faljes), dhe ne mendonim se ai e bënte këtë gjë me qëllim që të dilnin gratë (nga xhamia), përpara se t’i arrinte ato ndonjë prej burrave.”

Ky hadith ndodhet te Sahihu i Buharit.

 

Ndërsa, te Musnedi i Shafi’iut dhe Suneni i Bejhekiut se nga nëna e besimtarëve Aishja – Allahu qoftë i kënaqur me të – transmetohet:

أن مولاة لها جاءت فرحة تخبرها قائلة : لقد طفت بالبيت سبع أشواط واستلمت الحجر مرتين أو ثلاثا ، فقالت لها عائشة رضي الله عنها : لا آجرك الله . لا آجــرك الله . تدافعين الرجال ؟ هلا كبّرتِ ومررتِ

“Se një e afërme e saj erdhi e gëzuar duke e njoftuar atë dhe duke i thënë: “Bëra tauaf rreth Kabes shtatë herë dhe preka gurin e zi dy apo tre herë.” Kurse Aishja – Allahu qoftë i kënaqur me të – i thotë: “Allahu mos ta shpërbleftë! Allahu mos ta shpërbleftë! A je shtyrë (përzier) me burrat?! Përse nuk bëre tekbir (duke ngritur dorën drejt Gurit të Zi) dhe të vazhdoje përpara!””

Ia thotë asaj këto fjalë, edhe pse ajo ishte në shtëpinë e Allahut, në Harem përkrah Kabes dhe në atë vend madhështor.

Robër të Allahut! Kur Feja Islame i solli këto udhëzime fisnike dhe porosi madhështore, si dhe këto udhëzime të drejta për gruan, nuk i solli si ngushtim për gruan dhe as për të ndaluar lirinë e saj, ashtu sikurse pretendohet nga njerëzit e devijuar dhe të kotës. Porse, ato mësime të begata dhe udhëzime të drejta erdhën për të mbrojtur gruan dhe për të ruajtur nderin e saj, për të mbrojtur fisnikërinë e saj dhe për tu kujdesur për vlerën e saj, si dhe që ajo të qëndrojë në nivel të lartë, e ngritur dhe e mbrojtur.

Mirëpo, kur gruaja largohet nga udhëzimet e Islamit dhe mësimet e kësaj feje të madhe, atëherë ajo shkatërrohet totalisht. Edhe nëse disa gra pretendojnë se ajo është kulturë, qytetërim dhe ngritje, mirëpo realiteti tregon se ajo të çon në gropë dhe në shkatërrim.

O grua muslimane! Frikësoju Allahut të Lartmadhëruar, sepse ti do ta takosh Atë të Lartmadhëruarin. Dhe ajo për të cilën do të pyetesh Ditën e Kijametit është se çfarë ke vepruar ti me këto udhëzime dhe me këto orientime të begata, që ndodhen në librin e Zotit të krijesave dhe në hadithet e të Dërguarit – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të.

Allahu thotë:

وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَىٰ

“Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos u zhvishni sikur zhvisheshin në kohën e injorancës së hershme.” El-Ehzab, 33

 

Gjithashtu, thotë:

وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِن وَرَاءِ حِجَابٍ

“Kur t’u kërkoni atyre ndonjë gjë, atëherë kërkojeni prapa perdes.” El-Ehzab, 53

 

Gjithashtu, thotë:

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ ۚ ذَٰلِكَ أَدْنَىٰ أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ

“O Pejgamber, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre mbi fytyrë dhe përreth trupit. Kjo është më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët.” Ehzab, 59

 

Gjithashtu, në Librin e Allahut ka ardhur argument që tregon se largimi nga përzierja, ekzistonte edhe te popujt e mëparshëm.

 

Thotë Allahu i Lartësuar:

وَلَمَّا وَرَدَ مَاءَ مَدْيَنَ وَجَدَ عَلَيْهِ أُمَّةً مِّنَ النَّاسِ يَسْقُونَ وَوَجَدَ مِن دُونِهِمُ امْرَأَتَيْنِ تَذُودَانِ ۖ قَالَ مَا خَطْبُكُمَا ۖ قَالَتَا لَا نَسْقِي حَتَّىٰ يُصْدِرَ الرِّعَاءُ ۖ وَأَبُونَا شَيْخٌ كَبِيرٌ

“Kur (Musa – alejhi selam) arriti te pusi i Medjenit, gjeti aty disa njerëz që po u jepnin ujë kafshëve. Përveç tyre, ai gjeti aty edhe dy gra që po mbanin kafshët e veta. Ai i tha: “Si është puna juaj?” Ato thanë: “Ne nuk u japim ujë, pa u larguar barinjtë. Kurse babai ynë është shumë i moshuar.” El-Kasas, 23

Atëherë, Musa – alejhi selam – u dha ujë kafshëve të tyre.

O besimtarë! Frika ndaj Allahut të Lartmadhëruar dhe zbatimi i sheriatit të Tij, si dhe kapja pas parimeve të fesë dhe etikës së saj, është krenaria e muslimanit, shpëtimi dhe lumturia e tij në dunjanë dhe Ahiretin e tij.

Andaj, ajo që është detyrë për ne, është që t’i frikësohemi Allahut, Zotit tonë. Dhe t’i drejtohemi udhëzimeve të fesë sonë.

وَاللَّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيْكُمْ وَيُرِيدُ الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الشَّهَوَاتِ أَن تَمِيلُوا مَيْلًا عَظِيمًا

“Allahu do që t’ju falë juve, ndërsa ata që ndjekin epshet duan që ju të anoni shumë nga e kota.” En-Nisa, 27

 

O Allah, na e ruaj neve fenë tonë. Na udhëzo në rrugë të drejtë. Mos na lër që ti mbështetemi vetes sonë as sa një lëvizje e qepallës së syrit. Na e përmirëso gjithë gjendjen tonë.

Them se kjo ishte fjala ime dhe i kërkoj falje Allahut për vete dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Kërkoni falje Atij, që t’ju fali. Vërtet, Ai është Falësi i Madh dhe Mëshiruesi.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Altin Dallashi