Autor: Abdur-Rrezak ibën Abdul-Muhsin el-Bedër

 

 

Njëri prej Tabi'inëve, tani e harrova emrin e tij, mirëpo hadithi i tij është te Sunenët. Thotë: “Erdha në Medine dhe thashë: “O Allah, më dhuro një shok të mirë”. Dhe Allahu më dhuroi Ebu Hurejren.”

Kështu, ai (Tabi'iu) qëndroi në shoqërinë e tij dhe përfitoi prej tij.

Pra, të bësh du’a. T’i lutesh Allahut të Lartmadhëruar që të të dhurojë një shok të mirë. Këto janë prej lutjeve të rëndësishme, që të të dhurojë Allahu ty një shok të mirë. Vëlla që të ndihmon në bindje ndaj Allahut të Lartmadhëruar.

Kur ta gjesh këtë shok, mos neglizho në lidhje me të. Mos neglizho në lidhje me të. Mos e humb atë.

Nganjëherë, e humb shokun, për shkak të një fjale të rëndë që del nga ana jote, duke i prekur ndjenjat e tij, duke e tepruar me të dhe gjëra të tjera veç kësaj.

Kur ta gjesh shokun, ruaje atë duke u sjellë me formë të mirë, me fjalë të mira, me sjellje të bukur, me fytyrë të qeshur, duke u sjellë butë me të. Me qëllim që të mbetet vëllazëria. Që të mbetet vëllazëria duhen bërë shkaqet. Kjo duhet patjetër.

Gjithashtu, duhet patjetër që të kërkosh njerëzit më të mirë. Duhet të bësh durim në qëndrimin me ta.

وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ ۖ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا ﴿٢٨﴾

“Dhe qëndro me ata që e lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim Fytyrën e Tij. Dhe mos i shmang sytë e tu prej tyre, e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe që shkon pas epshit të vetë, duke shkelur kufijtë.” El-Kehf 28

 

Ndërsa në përmendjen e pajisjeve bashkëkohore (sikurse janë telefonat e të ngjashëm me to), themi se ato janë bërë shok, ose shok i mirë ose shok i keq. Andaj, bëj kujdes edhe në këtë aspekt, që të jetë shoqëria e këtyre pajisjeve për ty, shoqëri e mirë dhe jo shoqëri e keqe.

Kjo ndodh nëpërmjet faqeve (të internetit), te të cilat futet njeriu nëpërmjet këtyre pajisjeve, ose faqe të hajrit ose faqe të sherrit. Allahu na ruajttë.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Altin Dallashi