Autor: Abdus-Selam bin Berxhes

Burimi: Auaiku Taleb, fq, 52

 

 

Ne jemi sprovuar në këtë kohë me një grup të vogël – Lavdi Allahut – të cilët lexojnë një apo dy libra, si dhe memorizojnë një apo dy çështje, pastaj pas një apo dy ditësh të jetës së tyre – në kërkimin e dijes – shndërrohen në muxhtehida.

Ah! Sikur ata të ishin mjaftuar vetëm me këtë imagjinatë të kotë, porse ata i nënçmojnë dijetarët, madje edhe nxënësit e dijes dhe davetçinjtë, dhe i shohin vetët e tyre se kanë arritur një pozitë të madhe që nuk mund ta arrijë askush. Kjo shfaqet në rrobat e tyre, në ecjen e tyre dhe në fjalët e tyre. 

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Sa i madh është dëmi i tyre, dhe sa e pakët është dobia e tyre dhe sa e rëndë është injoranca e tyre. E lusim Allahun e Lartësuar që ti udhëzojë ata në rrugën e drejtë.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi