Autor: Abdul-Aziz bin Abdullah ibën Baz (1420 h.)

Burimi: https://bit.ly/2PMUeSl

 

 

Pyetje: Unë falem, agjëroj dhe e kam kryer edhe umren – lavdi Allahut –, porse problemi im është se unë kam armiqësi të vazhdueshme me shumë njerëz. Ka prej tyre që janë nga njerëzit e mi më të afërt. Kjo armiqësi që kam unë me ata, a i asgjëson veprat e mia? A është shkak kjo që mos të më pranohen veprat e mira tek Allahu? Dhe lutja që bëj, a më refuzohet për shkak të kësaj armiqësie? Më orientoni Allahu ju shpërbleftë me të mira.

 

Përgjigje: Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij si dhe mbi ata që pasojnë udhëzimin e tij.

E më pas:

Sigurisht që zënkat që ke ti me njerëzit nuk ti asgjësojnë veprat e mira – lavdi Allahut –, punët e tua mbeten ashtu siç janë; nëse Allahu ti ka pranuar punët e tua të mira, armiqësia dhe akuzat që ke ti me njerëzit nuk ti asgjësojnë ato. Mirëpo, ne të këshillojmë ty që të ruhesh nga armiqësia dhe grindjet e padrejta. E nëse të është bërë padrejtësi dhe dikush i ka kaluar kufijtë ndaj teje, atëherë ti ke të drejtë që t’i padisësh dhe të kërkosh të drejtën tënde në gjykatë, me kusht që të kërkosh të drejtën dhe mos të flasësh gjë tjetër veçse hajrit, ndërsa që të synosh të kotën apo që të sjellësh dëshmitarë të rremë, kjo është haram për ty, dhe është gjynah. Mirëpo, kjo nuk i asgjëson veprat e tua, porse është mangësi dhe dobësi në besimin tënd, sepse ti e ke obligim të hulumtosh për të vërtetën dhe mos të armiqësosh padrejtësisht dhe mos të grindesh padrejtësisht, si dhe të përpiqesh që t’i lësh armiqësitë dhe të pendohesh tek Allahu prej tyre, përveç nëse sprovohesh që dikush nga njerëzit të akuzojë me pa të drejtë, atëherë ti ke të drejtë që t’i padisësh ata në gjykatë derisa ta shfajësosh veten tënde nga akuzat e kota.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi