Autor: Shejkh Rabij ibën Hadi el-Medkhali

Burimi: edh-Dher’iah ila Bejani Mekasidi esh-Sheri’ah, vëll. 2, fq. 576

Në këtë kohë ka shumë trazira, shumë fjalë dhe shumë thashetheme dhe kjo është prej asaj që i ngurtëson zemrat. Allahu na dhëntë sukses neve dhe juve që të kemi iman të vërtetë dhe vepra të mira. U këshilloj - o vëllezërit e mi – që të vëllazëroheni në mes veti dhe të largoheni nga shkaqet e armiqësive dhe mospajtimeve.

Ti mos nxit për një çështje e cila të shpie në mospajtim dhe të të mos tërheq shejtani për një gabim të vetëm të vëllait tënd, e që kjo të të tërheq drejt mospajtimit dhe armiqësisë. Mësojeni durimin, mësojeni urtësinë. Ti tani ke nevojë të madhe për mëshirë, durim, urtësi dhe butësi. Ne nuk themi: hesht dhe servilosu dhe bëj lajka, por këshillo dhe bëj durim dhe mëshiro për hir të Fytyrës së Allahut, të Madhëruar e të Lartësuar.

Allahu do t’i rregulloj çështjet tuaja o bijtë tanë, bashkohuni me njëri-tjetrin dhe vëllazërohuni në mes veti. O vëllezër, ju këshilloj që të keni frik Allahun dhe t’i bindeni Atij. Dhe ju këshilloj që të vëllazëroheni mes veti dhe të bashkëpunoni në devotshmëri dhe frikë ndaj Allahut dhe ju këshilloj të largoheni nga shkaqet e fitneve dhe shkaqet e mospajtimeve.

Përktheu: Jeton Shasivari