Autor: Shejkhul-Islam ibën Tejmijeh
Burimi: Fet’hul Mexhid Sherhu Kitabi Teuhid, fq. 310
Shejkhul Islam ibën Tejmije - Allahu e mëshiroftë - ka thënë:
“Fatkeqësitë janë begati, sepse ato i fshijnë gjynahet dhe kërkojnë që të bëhet durim, kështu merr shpërblim për to. Po ashtu, kërkojnë që robi të kthehet tek Allahu dhe t’i përulet Atij dhe të largohet nga njerëzit, si dhe ka dobi tjera të shumta. Pra, Allahu përmes vet fatkeqësisë, i fshin gjynahet dhe gabimet. Kjo është nga begatitë më të mëdha.
Andaj, fatkeqësitë janë mëshirë dhe begati për njerëzit në përgjithësi, përveç nëse atë që e ka kapluar fatkeqësia, për shkak të saj, ai zhytet në mëkate më të mëdha se ç’ishte më përpara, atëherë kjo është sherr për të për sa i përket asaj që e kapluar atë në fenë e tij. Kur njerëzit sprovohen me varfëri apo sëmundje apo vuajtje, ata i kaplon hipokrizia (nifaku), pikëllimi, sëmundja e zemrës dhe kufri i qartë. Ai i braktis disa obligime dhe bën disa harame, të cilat si rrjedhojë, i sjellin dëme në fenë e tij. Kështu që, mirëqenia është më e mirë për të lidhur me atë që fatkeqësia i solli atij, e jo nga vet aspekti i fatkeqësisë. Ashtu si (rasti) i atij që fatkeqësia e bëri që të ketë durim dhe nënshtrim, kjo fatkeqësi është begati për fenë e tij.
Pra, vet fatkeqësia është vepër e Zotit, të Plotfuqishëm dhe të Madhëruar, dhe është mëshirë për krijesat; Allahu i Lartësuar lavdërohet dhe falenderohet për këtë. Ai që sprovohet dhe i jepet durim, durimi për të është begati në fenë e tij dhe pasi që i janë shlyer gabimet e tij, atë e kaplon një mëshirë dhe për shkak të lavdërimit që ai i bën Allahut, atij i vjen lëvdata dhe bekimi nga Zoti i tij.
I Lartësuari ka thënë:
أُولَـٰئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ
“Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre.” El-Bekare, 157
Dhe ata kanë falje të gjynaheve dhe ngritje të gradave (te Allahu). Kështu që, ai i cili merr përsipër që të bëjë durim të cilin e ka obligim, atë e kaplon kjo (falja e mëkateve, mëshira, begatia, bekimi, ngritja e gradave...).
Përktheu: Jeton Shasivari