Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Rruhajli

 

 

Jo çdo gjë që dëgjon duhet ta thuash! Jo çdo gjë që dëgjon duhet ta thuash! Madhërimi i Allahut në zemrën tënde duhet të jetë më i madh sesa dëshirat e shpirtit, në ato që dëgjon apo që përcjell. O vëllezër, përpara se të flasim, duhet patjetër që të shikojmë tek fjala që themi: a është e vërtet kjo fjalë dhe a e kemi dëgjuar me të vërtetë? Sepse sot të rinjtë janë bërë prej pështjelluesve më të mëdhenj: “Filani ka thënë!” Por nëse verifikon do të gjesh se midis atij dhe filanit janë dhjetë të tjerë!

Prandaj njeriu duhet ta dijë medoemos se me të vërtetë ai e ka dëgjuar vet këtë fjalë ose e ka dëgjuar në rrugë të saktë, pastaj duhet të sigurohet që ai e ka kuptuar tamam fjalën (që tha filani), sepse unë them se pothuajse sot nuk gjen dot njeri që të përcjellë fjalë për fjalë, porse ai e dëgjon fjalën, i bën analizën dhe pastaj e përcjell: “Pasha Allahun, Sulejman Rruhajli thotë kështu!” E përcjell fjalën sipas kuptimit të tij dhe nuk e përcjell ashtu siç është!

Pastaj, çështja e tretë është, se ti duhet të kesh frikë Allahun dhe duhet të shikosh te gjurmët që lë kjo fjalë. A lë gjurmë të mira kjo fjalë? Apo gjurmët që lë ajo janë të këqija? Kjo fjalë a e ndihmon Fenë, i ndihmon njerëzit e Fesë dhe a ndihmon në përhapjen e të mirës, apo kjo fjalë do të sjellë të këqija? Kjo mangësi që gjendet sot, që është mos-shqyrtimi i fjalëve, mos-kuptimi i saktë dhe mos-pasja frikë nga Allahu duke mos i marrë parasysh pasojat e fjalëve, ka shkaktuar shumë sherr.

Sa njerëz janë dashur me njëri-tjetrin dhe janë ndarë për shkak të bartjes së fjalëve, ose ngaqë bartësi nuk e verifikoi fjalën ose ngaqë nuk ai nuk u mendua mirë se çfarë pasojash do të sjellë fjala! Prandaj o vëllezër duhet që të kemi kujdes tek kjo. Allahu na e shkruan çdo gjë që themi. Çdo gjë që themi është e shkruar, prandaj le të përpiqemi, sa të mundemi, që të fusim në fletët tona vetëm të mira të cilat sjellin të mira. Është e rëndësishme që të shikosh se çfarë pasojash sjell fjala, por të paktë janë ata që e bëjnë. Të paktë janë ata që e bëjnë këtë! Gjen njerëz që shqyrtojnë, gjen njerëz që kuptojnë, mirëpo pak gjen njerëz që shikojnë se çfarë pasojash sjell fjala, çfarë shkakton ajo.

Porosia ime për ju o vëllezër është që të ndalemi shumë tek kjo dhe të mendojmë mirë se çfarë frytesh do të japë fjala. Pasha Allahun, unë njoh disa nga vëllezërit tanë në Medine, kanë qenë shok me njëri-tjetrin prej njëzetë vjetësh, pasues të Sunetit, kur sakaq, vjen njëri dhe bart fjalë nga ky tek ai tjetri, dhe u larguan zemrat nga njëra-tjetra! Prandaj duhet parë me kujdes kjo çështje o vëllezër.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj