Autor: Shejkh Muhamed bin Ibrahim el-Uezijr (775-840 H)

Burimi: Er-Rraudul Basim Fidh-Dhebbi ‘an Sunneti Ebil-Kasim, fq,17.

 

 

Ai që synon Fytyrën e Allahut, nuk ka frikë që të kritikohen gabimet në fjalët e tij, e as nuk druhet që dikush të tregojë për kotësinë e fjalëve të tij, porse e do hakun ngado që t’i vijë. E pranon udhëzimin e atij që e udhëzon, madje ashpërsia me hak dhe këshilla, është më e dashur për të sesa lajkat që i bëjnë për fjalët e fëlliqura.

 

Shoku yt është ai që është i vërtetë me ty dhe ta thotë të vërtetën kur ti gabon, e nuk është shok i vërtetë ai që ta bën qejfin kur ti je në gabim.  Nga fjalët e shquara dhe urtësitë e veçanta është fjala:

“Shoqërohu me atë që të paralajmëron të mos humbasësh shpresën nga mëshira e Allahut dhe të paralajmëron nga rebelimi në bërjen e gjynaheve, dhe ruhu nga ai shok që (kur ti je në gabim) të thotë: Nuk ka problem! Mos u mërzit!”

 

Përktheu: Muhamed Kallashi