Autor: Shejkh Abdus-Selam ibën Berxhes

 

 

Një këshillë që u drejtohet të moshuarve; që kanë dyzet vite (40), pesëdhjetë vite (50), gjashtëdhjetë vite (60). Njëri nga Selefët (paraardhësit) thoshte:

“Ai që i ka mbushur 40 vite, e ka obligim individual që t’i përkushtohet me adhurim Allahut – të Pastrit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit.”

 

E si i bëhet halli me atë që ka 50 vite!? Si i bëhet halli me atë që ka 60 vite!? Si i bëhet halli me atë që ka i kaluar më shumë se 60 vite!?

 

Këshilla ime për ata është që ta kenë frikë Allahun – e Plotfuqishëm dhe të Madhëruar – dhe të kujdesen për këtë aspekt: që Allahu u ka dhënë kohë deri në këtë moshë të shtyrë që t’i kthehen Allahut dhe ta shpenzojnë kohën në bindje ndaj Allahut – të Plotfuqishëm dhe të Madhëruar. Nëse të moshuarit nuk i përkushtohen Allahut me adhurime, kush tjetër do t’i përkushtohet! E nëse të moshuarit bien në gjynahe ndaj Allahut, sa gjendje e keqe që është kjo! Sa rrugë të keqe që kanë zgjedhur dhe deri në çfarë errësire kanë mbërritur!

 

Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut – alejhi salatu ue selam – e ka thënë të vërtetën kur ka përmendur se nga banorët e Zjarrit është plaku zinaqar. Çfarë është dallimi midis të riut dhe plakut? I riu vazhdon të ketë gjallëri dhe është në rininë e tij, ka vrull të epshit. Plaku që ka kaluar një moshë të shtyrë dhe i është afruar varrit, çfarë dëshiron të arrijë me mëkatet që i bën Allahut?!

 

Në përgjithësi, të moshuarit janë sprovuar me neglizhencë, janë sprovuar me përmendjen e pakët ndaj Allahut – të Pastrit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit – përveç atij që Allahu e ka mëshiruar dhe ia ka dashur shpëtimin, lumturinë dhe udhëzimin.

 

Andaj, pleqtë e kanë detyrë që të kujdesen për këtë aspekt dhe ta shpenzojnë kohën e tyre në bindje ndaj Allahut; të vijnë herët në xhami për të falur namazet; të ndajnë një pjesë të kohës për namaz nate; të ndajnë kohë për lexim të Kuranit dhe të bëjnë dhikr (ta përmendin) më shumë për Allahun.

 

Është për t’u çuditur me të moshuarit të cilët kërkojnë lumturinë nëpër ndenjje, udhëtime dhe gjëra të ngjashme si këto, duke folur për nderet e njerëzve. E nëse nuk flasin për nderet e njerëzve, do flasin për gjëra të lejuara që besimtari duhet t’u shmanget sepse nuk i shkruhet atij ndonjë e mirë nga këto fjalë që flet dhe as nuk i shkruhet ndonjë e keqe, kurse Allahu – i Madhëruar dhe i Lartësuar – ka thënë për robërit e Tij besimtarë e të shpëtuar:

 

قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ ﴿١﴾ الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ﴿٢﴾ وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ

“Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët, të cilët e falin namazin e tyre me frikë-respekt (në zemër) dhe përkushtim, dhe ata të cilët i largohen el-lagu-it.” Muminun, 1-3

 

El-Lagu janë fjalët nga të cilat nuk ka dobi. Atëherë është akoma më parësore që të largohesh nga fjalët të cilat janë të dëmshme. Është për t’u habitur me ata! 

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari