nga Shejkh Rabij Ibn Hadi el-Medkhali
Vërtet, unë këshilloj veten time, vëllezërit e mi dhe bijtë e mi nga studentët selefijinë të çdo vendi që të kenë frikë Allahun Tebarake ue Te’ala dhe ta kenë ndërmend Allahun në çfarëdolloj situate, kohe dhe vendi. I këshilloj që të kapen fort pas Librit të Allahut, Rrugës së të Dërguarit të Allahut dhe Menhexhit të Selefus-Salih. I këshilloj – o vëllezërit e mi nga studentët e mëdhenj të dijes dhe mësuesit – ashtu siç këshilloj të rinjtë që po rriten, ata të cilët janë të lidhur mbas Menhexhit Selefij, këshilloj gjithësecilin që të ketë frikë Allahun dhe të mbahen pas Librit të Allahut dhe Sunetit; i këshilloj që të kenë vëllazëri me njëri-tjetrin dhe të përdorin durim dhe falje kur ndodhin gabime apo gafa që nuk cënojnë Akijden apo Menhexhin, e për më tepër kjo është nga vetë natyra e njeriut.
Këshilloj gjithësecilin që të bashkohen fuqishëm me njëri-tjetrin, të jenë vëllezër dhe të kenë unitet. E këshilloj të vjetrin që të ketë mëshirë për të riun dhe e këshilloj të riun që të ketë respekt për të vjetrin… Të rinjtë mund të kenë entuziazëm, andaj të vjetrit duhet të kenë durim me ta, duhet t’i falin dhe t’i drejtojnë me atë që është më e mira. I këshilloj të rinjtë që të sillen mirë me vëllezërit, me studentët e lartpërmendur, t’i respektojnë atë dhe të njohin pozitën dhe gradën e tyre. Nëse ndodh ndonjë gabim nga të vjetrit apo nga të rinjtë, atëherë në këtë rast ka nevojë për këshillë të sinqertë, por kjo duhet me urtësi dhe këshillë të bukur.
Lus Allahut që t’i bashkojë ata dhe t’i ruajë nga fitnet…”
Shkëputur nga këshilla e Shejkhut të nderuar, Rabij' bin Hadi el-Medkhalij hafidhahullah drejtuar Selefive në Algjeri
Përktheu Alban Malaj