Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij (hafidhahullah)

Shkëputur nga këshilla e tij drejtuar Selefive në Francë

Buimi: Rabee.net

... Feja e Allahut dhe Menhexhi i Selefëve nuk është në këtë gradë që mendojnë shumë të rinj: që të ketë mosmarrëveshje, përçarje dhe armiqësi për shkaqe nga më të ultat. Prej atyre (shkaqeve) është se filani flet kundër fistekut dhe një grup vëllezërish mbrojnë fuqimisht dhe me vendosmëri një vëlla, ndërsa një grup tjetër mbron vëllain tjetër (midis të cilëve ka mosmarrëveshje). Pastaj mes dy apo më shumë palëve plasin konflikte dhe beteja.

Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe Feja Islame janë të pastër nga kjo lloj sjelljeje, pasi kjo është nga puna e Shejtanit, i cili do ndarje, mosmarrëveshje, armiqësi dhe urrejtje midis Muslimanëve për shkaqe nga më të ultat.

Kjo është tamam sikur rrugët e njerëzve të epsheve, bidateve dhe hizbijes, ata të cilët janë shumë larg Menhexhit të Selefëve, janë shumë larg inteligjencës, urtësisë, mençurisë, palëkundshmërisë dhe merakosjes së tyre për situata të ndryshme si dhe janë shumë larg respektit dhe dashurisë që ata kanë për vëllazërinë që Allahu ka urdhëruar të respektohet e të ruhet.

Unë po ju jap disa shembuj të qëndrimeve që kanë mbajtur Selefët në disa situata, në të cilat ata treguan urtësinë dhe mençurinë e tyre dhe kapjen e fuqishme mbas Librit të Zotit të tyre dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij. Ato ishin situata që i trondisnin njerëzit e bidatit dhe i shtynin drejt ndarjes, mosmarrëveshjeve, armiqësisë dhe konflikteve. Por këto situata nuk e lëkundin Ehli-Sunetin aspak, por ato veçse ua forcojnë qëndrueshmërinë, bashkimin dhe vendosmërinë kundër Fitneve dhe njerëzve të tyre.

1 - Në fitnen që ndodhi mes Sahabëve gjatë betejës së Xhemelit dhe betejës së Sifinit, çfarë qëndrimi mbajtën njerëzit e epsheve në këtë fitne dhe çfarë qëndrimi mbajti Ehli-Suneti?

Sa u përket njerëzve të epsheve, kjo fitne vetëm se i nxorri në shesh qëllimet e tyre të poshtra. Disa prej tyre u ndanë duke dalë grup më vete dhe kritikuan palën tjetër; siç ishin Shijat që u treguan fanatikë kryeneçë për ‘Aliun dhe kritikuan ata që morën pjesë në betejën e Xhemelit, kritikuan njerëzit e Shamit, Mu’auijen, ‘Amr Ibn el-‘As dhe këdo që i mbështeste ata. Poashtu, Nauasibët të cilët mbështetën Mu’auijen, ‘Amrin me ushtritë e tyre dhe kritikuan ‘Aliun me ushtritë dhe mbështetësit e tij. Të tjerë prej tyre (njerëzve të epsheve) ishin edhe Khauarixhët me Mu’tezilët, apo disa nga prijësat e tyre. Ata kritikuan ‘Aliun me mbështetësit e tij dhe poashtu Mu’auijen me mbështetësit e tij.

Kurse Ehli-Suneti dhe Xhemati - Allahu pastë mëshirë për të gjithë ata - me në krye Sahabët e tjerë, Tabi’inët dhe Imamët e Udhëzimit si Se’id bin Musejjib, ‘Uruetu Ibnuz-Zubejr, el-Kasim Ibn Muhamed, Salim bin ‘Abdilah dhe Imamët e tjerë të Tabi’inëve si Malik, el-Euza’i, Sufjan eth-Theuri, Sufjan bin ‘Ujejne, Hammad bin Zejd, Hammad bin Seleme, si dhe Imamët e tjerë të tokave Islame; në Medine, Meke, Jemen, Basra, Kufa, Sham, Egjipt, Marok, Andaluzi... Të gjithë ata kishin një Menhexh dhe një Akijde në lidhje me njerëzit e epsheve dhe ata që shanin Sahabët. Dhe mes tyre ishin ata që morën pjesë në betejën e Xhemelit dhe Sifinit. Ata bënë Uela’ (d.m.th. mbajtën dashuri dhe miqësi) për të gjithë ata dhe i justifikuan që të gjithë dhe konsideruan se muxhtehidët e tyre që arritën mendimin e saktë do të marrin dy shpërblime, kurse ai që gaboi do të marrë një shpërblim.

2 - Ka patur një mosmarrëveshje shumë të fuqishme midis dy Imamëve, el-Bukhari dhe Muhamed Ibn Jahja edh-Dhuhli (rahimehumullah), deri në atë pikë sa ndjekësit e Sunetit dhe Hadithit ishin gati sa të ndaheshin. Por nga ndërgjegja që kishin ata për Islamin dhe perceptimit të thellë të rreziqeve të ndarjes dhe mosmarrëveshjes dhe pasojat e këqia që linin ato në dynja dhe në ahiret, ata qenë të aftë që ta shuanin këtë fitne dhe e varrosën atë deri në këtë ditë sot.

3 - Edhe në kohët që jetojmë sot ka patur mosmarrëveshje midis Shejkhul-Albanit dhe një numër dijetarësh të Ehli-Sunetit si Hamud et-Tuvejxhiri, Shejkh Isma’il el-Ensari, Shejkh Nasib er-Rifa’i. Kundërshtimet në mendime ndodhën edhe midis tij (Shejkhul-Albanit) dhe Shejkh Ibni Bazit (rahimehumullah). Por njerëzit, veçanërisht Selefijinët, nuk panë asnjë pasojë nga kjo mosmarrëveshjeje.

Atëherë çfarë ua ka mbushur mendjen të rinjve Selefij në këto ditë kritike kur armiqtë me sektet dhe metodologjitë e tyre të larmishme e kanë shpallur hapur armiqësinë e tyre kundër Da’uetit Selefij dhe Imamëve të tij. Çifutët dhe Kristianët nga njëra anë, Shijat, Rafidat, Sufistët, Sekularistët dhe Ikhuanët (nga ana tjetër) kanë ngritur fronte për të luftuar Da’uetin Selefij dhe kanë lëshuar kundër tyre akuza të ulta, sidomos për shkak tëterrorizmit, atentateve dhe shkatërrimit që po ndodh në këto ditë.

A nuk mendoni se kjo mosmarrëveshje midis të rinjve Selefij fuqizon armiqtë e Da’uetit Selefij dhe u jep atyre një armë të mprehtë me të cilën do ta shpartallojnë Selefizmin dhe Selefijinët.

A nuk e shëmton Selefizmin kjo mosmarrëveshje dhe ia heq atij bukurinë dhe hijeshinë dhe e ndalon përhapjen dhe thirrjen e tij? Vëllezër dhe bijtë e mi, ju që u ka bekuar Allahu me udhëzimin në këtë Menhexh të mrekullueshëm, disa të rinj janë injorantë për pozitën që ka ky Menhexh dhe janë injorantë për mirësinë dhe bekimin që u ka dhënë Allahu dhe (janë injorantë) për faktin se ishte Ai që i udhëzoi ata në këtë Menhexh të mrekullueshëm.

Unë - ashtu si shumë të tjerë - kam kuptuar se janë dy valë që e kanë goditur mu në zemër Da’uetin Selefij; njëra valë e ashpërsisë dhe e ekstremizmit dhe njëra valë e butësisë së tepruar që i kalon kufijtë e saj dhe neglizhencës. Dhe të dyja këto valë janë egzagjëruar deri sa ato i kanë mbërthyer të gjithë njerëzit e Selefizmit.

Vërtet, Allahu na e ka ndaluar qoftë ekstremizmin qoftë neglizhencën për shkak të dëmeve që burojnë prej tyre; dhe Ai ka ligjëruar për kët Umet rrugën e mesme (et-Teuesut) që ata të jenë të drejtë; kjo është Rruga e Drejtë e Allahut që Ai na ka urdhër ta ndjekim. Tek ajo është çdo e mirë, lumturia dhe shpëtimi nga shkatërrimi.

Dhe kur i pashë rreziqet e këtyre dy valëve, unë u kam dhënë këshillë të rinjve Selefijinë herë pas here, vazhdimisht. Andaj shpresoj se kjo këshillë do të mirëpritet nga vëllezërit dhe bijtë tanë që janë prej Selefijinëve. Unë përfshiva në këshillën time një inkurajim të fuqishëm për të lënë mënjanë çdo lloj ndarjeje e mosmarrëveshjeje dhe të ketë vëllazëri për Kënaqësinë e Allahut, ta duam njëri-tjetrin për Kënaqësinë e Tij, të jemi të butë me njëri-tjetrin, të kemi urtësi dhe ta këshillojmë/përkujtojmë atë që gabon në mënyrën më të mirë.

Dhe tani, unë e përsëris edhe njëherë këtë këshillë dhe ju inkurajoj që ta lini mosmarrëveshjen dhe shkaqet e saj me seriozitet dhe vërtetësi, dhe ta zëvendësoni atë me pajtim e vëllazëri...”

Përktheu: Alban Malaj