Bismilah...

Imam Albani

Burimi: Fik’hul-Uaki’a (fq. 13-14)


Shp - Ndërsa flet për disa nga fitnet që kanë goditur Muslimanët në këtë kohë, fitne të cilat kanë sjellë për pasojë rrënimin e unitetit të tyre, dobësimin e qëndrueshmërisë dhe përçarjen e rradhëve të tyre, Imam el-Albani - rahimehullah – thotë:

[blockquote]“Një pjesë e kësaj fitneje ka goditur rrënjën e zemrave të shumë thirrësave dhe studentëve të dijes, aq sa për fat të keq ata janë ndarë nga njëri-tjetri. Disa prej tyre flasin keq për të tjerët, kurse të tjerët kritikojnë dhe refuzojnë pjesën tjetër. Këto refuzime në vetvete apo këto kritika nuk dëmtojnë as refuzuesin dhe as të refuzuarin, ngase – tek njerëzit e drejtësisë – e vërteta njihet nga drita dhe argumentet e saj, ndryshe nga njerëzit që janë fanatikë mbas grupacionit dhe devijimit. Megjithatë, ajo që do t’i dëmtojë ata janë fjalët pa dije, të folurit pa kufij dhe shpifja ndaj robërve të Allahut.”[/blockquote]

 

Përktheu Alban Malaj