Autor: Zejd bin Muhammed bin Hadij el-Medkhalij

Burimi: ‘Aun el-Ehad es-Samed sherh el-edeb el-mufrad, vëll.3/fq.442

 

Ka transmetuar Zejd Ibën Eslem nga babai i tij Eslemi, se ‘Umer Ibnul-Khattab – radijAllahu ‘anhu – ka thënë:

لاَ يَكُنْ حُبُّكَ كَلَفًا وَلاَ بُغْضُكَ تَلَفًا. فَقُلْتُ‏:‏ كَيْفَ ذَاكَ؟‏ قَالَ‏:‏ إِذَا أَحْبَبْتَ كَلِفْتَ كَلَفَ الصَّبِيِّ وَإِذَا أَبْغَضْتَ أَحْبَبْتَ لِصَاحِبِكَ التَّلَف‏.

 “Dashuria jote nuk duhet të jetë marrosje dhe as urrejtja jote nuk duhet të jetë shkatërrim.” Unë (Eslemi) i thashë: “Si kështu?” Ai tha: “Kur e do dikë, bëhesh i marrë ashtu siç bën fëmija, e kur e urren dikë, të duash shkatërrimin e tij.” [Sahih]

___________________________________

Ka thënë Shejkh Zejd el-Medkhalij: “Ky transmetim nga prijësi i drejtë, ‘Umer Ibnul-Khattab – radijAllahu ‘anhu – përmban një këshillë që kërkon të mos teprohet me dashurinë për të tjerët dhe as të mos teprohet me urrejtjen për të tjerët, poashtu. Kjo këshillë përmban gjithashtu nxitjen për të qenë mesatar në dashurinë dhe urrejtjen për dikë, sepse gjendjet e njerëzve ndryshojnë në varësi të kohës dhe vendit. Ndoshta ai të cilin e ke dashur, do të gdhihet apo ngryset armik i yti, kurse ai të cilin e urreje, do të gdhihet apo ngryset mik i yti. Kështu që, ti do të turpërohesh nga ato që ke bërë me të në kohën e shkuar.”

 

Përktheu: Alban Malaj