Autor: Shejkh AbdulAziz ibn Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/9261

Pyetje: Unë kam një vëlla dhjetë vjeç që i flet nënës time me fjalë të pahijshme sepse ajo e urdhëron atë që të falë namazin dhe që t’i bindet Allahut, kështu unë e rrah shumë keq dhe ndonjëherë e rrah sepse nuk i bën mësimet ose kur merr ndonjë gjë pa dijeninë e mamit, e ndonjëherë e djeg me zjarr. A marr gjynah për këtë?

Përgjigje: Bismil-lahir Rahmanir Rahim. Lavdia i takon Allahut, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qofshin të të Dërguarin e Allahut, mbi Familjen e tij, mbi Shokët e tij dhe mbi ata që udhëzohen me udhëzimin e tij, e më pas:

Ti, Allahu të shpërbleftë, merr shpërblim për përpjekjen tënde dhe zellin tënd që ai të përmirësohet dhe të edukohet karshi nënës së tij dhe që të sillet mirë me të. Dhe nuk ka gjë që ta edukosh dhe ta rrahësh derisa të drejtohet dhe që të veprojë atë që ka për detyrë karshi nënës së tij. Dmth ti merr shpërblim që e rreh në mënyrë që të falet, të mësojë dhe që të mos i flasë nënës ashtu siç nuk duhet. Për të gjitha këto ti merr shpërblim.

E nëse ndodhet babai, atëherë babi yt e ka detyrë që ta bëjë këtë punë ose vëllai yt i madh, që të të ndihmojë edhe ty në këtë gjë. E nëse është babai që ta bëjë këtë detyrë, mjafton. Me pak fjalë, e ka detyrë babai i tij nëse është i pranishëm ose vëllai i tij i madh nëse është i pranishëm, që ta bëjë këtë gjë. E nëse e bën nëna juaj, ska gjë. E nëse nuk e bën nëna e tij, e nëse nuk e bën askush përveç teje, atëherë ti merr shpërblim. Allahu të shpërbleftë!

Por, mos e digj me zjarr. Djegia me zjarr nuk lejohet. Nëse merr ndonjë para të vogël për të përmbushur ndonjë nevojë që kanë fëmijët, atëherë mos e rrih rëndë, as për namazin e as për ndonjë gjë tjetër. Rrihe lehtë që t’i dhembë e të heq dorë (nga ato që vepron), por të mos jetë me rrezik për të. Allahu të bekoftë!

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Umm ‘Akil