Bismilah...

 

Autor: Zekerija Ibn Gulam el-Bakistani

Burimi: “Transmetime nga Selefët” (273-274)

 

Zejd Ibn Eslem ka transmetuar nga babi i tij se ‘Umer Ibnul-Khattab falte namaz nate aq sa kishte caktuar Allahu për të. Pastaj, kur vinte pjesa e fundit e natës, ai e çonte familjen e tij duke u thënë: “Namazi, namazi.” Dhe pastaj thoshte ajetin e Kur'anit: “Dhe urdhëroje familjen tënde që të falin namazin.” (Ta-Ha, 132) [1]

 

‘Uthman el-Hatimi ka thënë: E dëgjova Ibn ‘Umerin t’i thoshte një burri: “Disiplinoji fëmijët e tu sepse do të pyetesh: Si i ke disiplinuar fëmijët e tu? Çfarë u mësove atyre?” [2]

 

Thabit Ibn ‘Ubejd ka thënë: “Zejd Ibn Thabit ka qenë njeriu më i lumtur për familjen e tij.” [3]

 

Sufjan Ibn ‘Ujejneh ka thënë: E kam dëgjuar Ebu Sena Durrar Ibn Murrah të thotë: “Sot mola bagëtitë dhe i çova familjes ujë për të pirë. Kanë thënë më përpara: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për familjen e tij.” [4]

 

Salih, i biri i Ahmed Ibn Hanbel, ka thënë: “Sa herë që vinin për vizitë njerëz të mirë e të devotshëm, babai më çonte që t’i shikoja. Ai donte që unë të bëhesha si ata.” [5]

El-Hasen el-Basrij ka thënë: “Allahu pastë mëshirë për ata që e këshillojnë vetveten dhe familjen e tyre dhe u thonë: O familja ime: Namazi juaj! Namazi juaj! Zekati juaj! Zekati juaj! Komshiu juaj! Komshiu juaj! I varfëri dhe nevojtari! I varfëri dhe nevojtari! Shpresoj që Allahu të ketë mëshirë për ju në Ditën e Gjykimit. Vërtet Allahu e ka lavdëruar robin që vepron kështu. Ai ka thënë: “Dhe ai e urdhëronte familjen e tij që të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Dhe Zoti i tij ishte i kënaqur me të.” (Merjem, 55) [6]

 

 

Sufjan eth-Theurij ka thënë: “Është mirë që babai ta detyrojë fëmijën e tij për të marrë dije pasi ai do të pyetet për këtë.” [7]

 

 

 

Referencat:

[1] et-Tehexh-xhud ue Kijamul-Lejl (30).

[2] esh-Shu’ab (8295).

[3] esh-Shu’ab (7852).

[4] es-Sijer (12/530).

[5] es-Sijer (12/530).

[6] el-‘Ijal (1/506).

[7] es-Sijer (7/273).

 

Përktheu: Alban Malaj