Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Ruhejli

 

 

Thonë: Siç është arrë myshku (ar. xheuzetu tib, lat. myristica). Hanbelitë kanë përmendur në tekste se, arrë myshku është dehës dhe se ai është dehës në vetvete (pa ndonjë ndikim nga jashtë). Kam pyetur dikur moti një tregtar erëzash, nga ata që kanë përvojë, dhe kjo ka qenë para 29 vitesh. Ai ishte një tregtar erëzash jemenas në Medine, i cili kishte përvojë dhe ishte përbri dyqanit të babait tim, këtu afër Xhamisë Profetike – Allahu i mëshiroftë të gjithë.

 

Lexoja në librat e Hanbelive se arrë-myshku është dehës dhe se ajo është haram, si dhe nuk lejohet ngrënia e saj, qoftë pak apo shumë. Kështu unë e pyeta atë tregtarin sepse ai (arrë myshku) shitej nga tregtarët e erëzave, e ai më tha: “Po! Ajo është dehëse.”

 

Ata që bëjnë raki, vendosin aty arrë myshkun, që ta përshpejtojnë procesin e bërjes së rakisë dhe dehjes, si dhe t’ia shtojë dehjen. Nëse njeriu konsumon një sasi të madhe të saj, ajo e deh. Ndërsa parimi është (hadithi):

مَا أَسْكَرَ كَثِيرُهُ فَقَلِيلُهُ حَرَامٌ

“Ajo që të deh kur merret në sasi të mëdha, është e ndaluar që të merret edhe në sasi të vogla.”

 

Natyrisht, tani thonë se arrë myshku është erëza dhe e fusin në ushqime. E qëlluara është se nuk lejohet konsumimi i arrë myshkut, sepse është lëndë dehëse. Nëse njeriu konsumon një sasi të madhe, ajo e deh atë.

 

Lexuesi: arrë myshku (xheuzetu tib) nuk është arra e kokosit (xheuzetu hind)?

 

Shejkh Sulejman Ruhejli: Jo! Jo! Arrë myshku nuk është arra e kokosit. Arra e kokosit apo kokosi është një lëndë e mirë, kurse arrë myshku është një kokërr që është me e madhe se ajo e qiqër-it, është si kokrra e arrës. Sot e kësaj dite, quhet me këtë emër: arrë myshk (xheuzetu tib). Në një periudhë, ishte e ndaluar në tregjet e Saudisë, kurse tani nuk e di a është e ndaluar apo jo.  

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari