Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Pyetje: Allahu u shpërbleftë me të mira i nderuar, a duhet patjetër që të shpejtohet bërja e Umres mbasi që mbërrin në Mekkeh, e nëse njeriu është i lodhur dhe do që të flejë dhe të çlodhet pak, a ka ndonjë problem për të?
Përgjigje: Jo, s’ka ndonjë problem për të. Përderisa do të bëjë Umren duke qenë i fuqishëm, mbasi që është çlodhur, kjo është më e mirë sesa ta bëjë Umren duke qenë i lodhur. Mirëpo ai duhet të qëndrojë me ihramin e tij, nuk duhet të bëjë gjëra që janë të ndaluara për atë që ka veshur ihramin, porse duhet të qëndrojë me ihramin e tij derisa ta kryejë Umren. Pra, që ai të çlodhet është më mirë sesa ta bëjë tauafin duke qenë i lodhur. Po.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj