Autor: Shejkh Ibën ‘Uthejmini
Burimi: Likaa` el-Baab el-Meftuuh, nr.234
Pyetje: Çfarë gjykimi ka thënia “in shaa Allah” kur bën dua për të tjerët, për shembull, Allahu të faltë in shaa Allah, ose Allahu të dhëntë sukses in shaa Allah? Dhe a hyn te kjo edhe fjala e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – për të sëmurin: “Pastrim in shaa Allah”?
Përgjigje: Sa i përket fjalës së atij që bën dua, “O Allah më fal mua po të duash, o Allah më mëshiro mua po të duash”, kjo është haram, e ka ndaluar Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. [1]
Kurse fjala e tij “in shaa Allah” është një gradë më pak (sesa fjala “po të duash”), mirëpo ajo s’duhet të thuhet.
Ndërsa fjala e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:
لاَ بَأْسَ طَهُوْرٌ إِنْ شَاءَ اللهُ
“S’ka gjë, pastrim in shaa Allah”
Kjo është në aspektin e shpresës, sepse sëmundja për të sëmurin mund të jetë pastrim për të dhe mund të mos jetë pastrim. Nëse ky i sëmurë nuk duron dhe zemrën e ka të mbushur me zemërim për Allahun – ‘Azze ue Xhel-le –, sëmundja nuk është pastrim për të. Pra, fjala e të Dërguarit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – është në aspektin e shpresës, që do të thotë: lus Allahun që të jetë pastrim për ty, nëse duron dhe shpreson shpërblimin.
Fjalën “Allahu të faltë ty – in shaa Allah” mos e thuaj. Një gjë që dihet dhe të bën dobi ty, mos thuaj për të “in sha Allah” sepse Allahu nuk bën diçka vetëm se me Vullnet. Nëse ti e kufizon Vullnetin e Allahut, sikur kjo të jep të kuptosh se ti je i panevojshëm për Zotin tënd – Azze ue Xhel-le.
Fundnotë:
[1] Shënim i përkthyesit: Ka thënë Kurtubiu – rahimehUllah – në tefsirin e tij: “Fjala e tij “po të duash” përmban njëfarë panevojshmërie për faljen e Tij, për dhënien e Tij dhe për mëshirën e Tij, njësoj si fjala e atij që thotë: “Po deshe që të më japësh këtë gjë, ma jep!” Kjo fjalë përdoret vetëm se atëherë kur nuk je nevojtar, kurse ai që është nevojtar kërkon me vendosmëri, kërkon si i varfri që ka nevojë për atë që kërkon.” [el-Xhaami’u li-Ahkaam el-Kur`an, 2/312]
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj