Bismilah...

Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin

 

Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Rasa`il, vëll.1/fq.93-96

 

 

 

Pyetje: Përse njeriu bën dua por nuk i vjen përgjigje, ndonëse Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm thotë:

 

﴿وَقَالَ رَبُّكُمُ ٱدۡعُونِيٓ أَسۡتَجِبۡ لَكُمۡۚ

 

Lutmuni Mua se Unë ju përgjigjem juve! [Gafir, 60]

 

Përgjigje: Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë. Unë i dërgoj salavate dhe selame Profetit tonë, Muhamedit, si dhe Familjes së tij dhe të gjithë Shokëve të tij. Gjithashtu, unë e lus Allahun e Lartësuar, për veten time dhe për vëllezërit e mi, që të na japë sukses në besimin, fjalën dhe veprën e saktë. Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm thotë:

 

﴿وَقَالَ رَبُّكُمُ ٱدۡعُونِيٓ أَسۡتَجِبۡ لَكُمۡۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِي سَيَدۡخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ٦٠

 

E ka thënë Zoti juaj: Lutmi Mua se Unë ju përgjigjem juve. Me të vërtetë që ata të cilët tregohen kryeneçë në adhurimin Tim, kanë për të hyrë në Xhehenem të poshtëruar. [Gafir, 60]

 

Pyetësi thotë se ai i është lutur Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm porse Allahu nuk i është përgjigjur atij. Kështu që, ai ka paqartësi me këtë realitet dhe me këtë ajet fisnik, në të cilin Allahu i Lartësuar ka premtuar se kush i lutet Atij, Ai do t’i përgjigjet atij, e Allahu i Patëmeta e i Lartësuar nuk e thyen kurrsesi premtimin. Përgjigja për këtë është se ka disa kushte për përgjigjen e duasë, të cilat duhet të përmbushen patjetër, e ato janë:

 

Kushti i parë: sinqeriteti për Allahun e Plotfuqishëm e të Madhërishëm, që robi të jetë i sinqertë me lutjen e tij dhe t’i drejtohet Allahut të Patëmeta e të Lartësuar me zemër të pashkujdesur dhe të jetë i sinqertë kur i drejtohet Atij, ta dijë që Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm ka fuqi për t’iu përgjigjur lutjes, si dhe të jetë me shpresë se Allahu i Patëmeta e i Lartësuar do t’i përgjigjet atij.

 

Kushti i dytë: njeriu duhet ta ndjejë gjatë lutjes që bën që ai është në nevojë emergjente, madje në domosdoshmëri emergjente për Allahun e Patëmeta e të Lartësuar dhe se vetëm Allahu i Lartësuar është Ai që i përgjigjet lutjes së nevojtarit kur e thërret Atë që t’ia largojë të keqen. Ama nëse ai lutet duke ndjerë në vetvete panevojshmëri për Allahun e Patëmeta e të Lartësuar dhe nuk ka ndonjë domosdoshmëri për Të, porse thjesht i lutet kot si zakon, atëherë kjo lutje nuk meriton përgjigje.

 

Kushti i tretë: që të qëndrojë larg ushqimit haram, sepse ngrënia e haramit bëhet pengesë midis njeriut dhe pranimit të lutjes së tij, siç ka ardhur në hadithin e saktë se Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:

 

إن الله طيب لا يقبل إلا طيباً وإن الله أمر المؤمنين بما أمر به المرسلين

 

Me të vërtetë që Allahu është i Mirë dhe Ai nuk pranon veçse atë që është e mirë dhe me të vërtetë që Allahu i ka urdhëruar besimtarët me të njëjtat gjëra që i urdhëroi të Dërguarit.

 

Ka thënë i Lartësuari:

 

﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡ وَٱشۡكُرُواْ لِلَّهِ إِن كُنتُمۡ إِيَّاهُ تَعۡبُدُونَ١٧٢

 

O ju besimtarë, hani nga gjërat e mira që ju kemi furnizuar juve dhe falenderoni Allahun, nëse vetëm Atë e adhuroni! [el-Bekare, 172]

 

Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:

 

﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلرُّسُلُ كُلُواْ مِنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ

 

O ju të Dërguar, hani prej gjërave të mira dhe bëni punë të mira! [el-Mu’minun, 51]

 

Pastaj, Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – përmendi atë burrin që ishte në një udhëtim të gjatë, me flokë të shpupuritur dhe trup të pluhurosur, i ngre duart drejt qiellit dhe thotë: “O Zot! O Zot!” Por ushqimi i tij është haram, veshja e tij është haram dhe ai ka ngrënë haram. Tha Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –:

 

فأنا يُسْتَجابُ لهُ؟

 

Atëherë qysh mund të pranohet lutja e tij?

 

Pra, Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – e konsideroi të pamundur pranimin e lutjes së atij njeriu që i bëri shkaqet e qarta që t’i pranohej lutja, të cilat janë:

 

E para: është ngritja e duarve drejt qiellit, domethënë drejt Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm, sepse i Lartësuari është në qiell, mbi Arsh. Kështu që, zgjatja e duarve drejt qiellit është prej shkaqeve të pranimit të lutjes, siç ka ardhur në hadithin që e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij:

 

إن الله حيي كريم، يستحي من عبده إذا رفع إليه يديه أن يردهما صفراً

 

Me të vërtetë që Allahu është i Turpshëm dhe Bujar; Atij i vjen turp nga robi i Tij kur ai ngre duart drejt Tij, që t’ia kthejë ato bosh.

 

E dyta: ky njeri e thirri Allahun e Lartësuar me emrin “Zot”: “O Zot! O Zot!” dhe afrimi tek Allahu i Lartësuar me këtë emër është prej shkaqeve të pranimit të lutjes, ngaqë Zoti është Krijuesi, Sunduesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve sepse në Dorën e Tij është drejtimi i qiejve dhe tokës. Për këtë arsye shikon që shumica e lutjeve të përmendura në Kur`anin Fisnik janë me këtë emër.

 

﴿رَّبَّنَآ إِنَّنَا سَمِعۡنَا مُنَادِيٗا يُنَادِي لِلۡإِيمَٰنِ أَنۡ ءَامِنُواْ بِرَبِّكُمۡ فَ‍َٔامَنَّاۚ رَبَّنَا فَٱغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوبَنَا وَكَفِّرۡ عَنَّا سَيِّ‍َٔاتِنَا وَتَوَفَّنَا مَعَ ٱلۡأَبۡرَارِ١٩٣ رَبَّنَا وَءَاتِنَا مَا وَعَدتَّنَا عَلَىٰ رُسُلِكَ وَلَا تُخۡزِنَا يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۖ إِنَّكَ لَا تُخۡلِفُ ٱلۡمِيعَادَ١٩٤ فَٱسۡتَجَابَ لَهُمۡ رَبُّهُمۡ أَنِّي لَآ أُضِيعُ عَمَلَ عَٰمِلٖ مِّنكُم مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰۖ بَعۡضُكُم مِّنۢ بَعۡضٖۖ

 

Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që thërriste në Iman: “Besoni Zotin tuaj!” Dhe ne besuam o Zoti ynë, andaj na fal neve gjynahet tona dhe na i shlyej veprat tona të këqija dhe na e merr shpirtin duke na bashkuar me të devotshmit. Zoti ynë na jep atë që na ka premtuar me të Dërguarin Tënd dhe mos na poshtëro Ditën e Kijametit, e s’ka dyshim që Ti nuk e shkel premtimin Tënd. Atëherë iu përgjigj atyre Zoti i tyre: Me të vërtetë unë nuk e humb veprën e atij që ka punuar nga ju, mashkull apo femër, të gjithë jeni njësoj (në shpërblimin e veprave tuaja). [Ali-Imran, 193-195] Vazhdojnë më tej ajetet.

 

Pra, afrimi tek Allahu i Lartësuar me këtë emër është prej shkaqeve të pranimit të duasë.

 

E treta: ky njeri ishte udhëtar dhe shumicën e rasteve udhëtimi është prej shkaqeve të pranimit të duasë, ngaqë njeriu në udhëtim e ndjen nevojën për Allahun e Plotfuqishëm e të Madhërishëm dhe domosdoshmërinë për Të më shumë sesa kur është në vendin e tij me familjen e tij. Kurse gjendja e tij me flokë të shpupuritur e trup të pluhurosur tregon se atij sikur nuk i intereson fare gjendja e tij, sikur gjëja më e rëndësishme për të është që të gjejë strehim tek Allahu dhe i lutet Atij në çfarëdo gjendje që të jetë, qoftë edhe me flokë të shpupuritur dhe trup të pluhurosur apo në gjendje luksoze. Mirëpo gjendja e tij e me flokë të shpupuritur e trup të pluhurosur ka ndikim në pranimin e lutjes, siç ka ardhur në hadithin që e ka transmetuar nga Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – se Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e dynjasë në mbasditen e ditës së Arafatit dhe krenohet para melaikeve me besimtarët që kanë qëndruar atje dhe thotë:

 

أتوني شعثاً غبراً ضاحين من كل فج عميق

 

Ata kanë ardhur për Mua me flokë të shpupuritur, trupa të pluhurosur, duke përshkruar shtigjet më të largëta.

 

Këto shkaqet të pranimit të duasë nuk mund të sjellin asgjë, ngaqë ushqimi i tij ishte haram, veshja e tij ishte haram dhe ai kishte ngrënë haram. Tha Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –:

 

فأنا يُسْتَجابُ لهُ؟

 

Atëherë qysh mund të pranohet lutja e tij?

 

Kështu që, nëse nuk plotësohen këto kushtet e pranimit të duasë, atëherë pranimi i saj është i largët. E nëse plotësohen kushtet por Allahu nuk i përgjigjet lutësit, atëherë kjo ndodh për shkak të një urtësie të cilën e di Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm dhe nuk e di lutësi. Ndodh që ju doni diçka, porse ajo është e keqe për ju. E nëse plotësohen këto kushtet dhe nuk i përgjigjet lutjes Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm, atëherë Ai ose do të largojë nga ai një të keqe më të madhe, ose do ta rezervojë lutjen e tij për Ditën e Kijametit dhe i jep shpërbim shumë herë më të madh. Kjo ndodh sepse ky njeri që bëri duanë i plotësoi të gjitha kushtet dhe atij nuk i erdhi përgjigja dhe as nuk iu hoq e keqja më e madhe, edhe pse i bëri kushtet nuk i erdhi përgjigja e duasë, sepse kjo është nga urtësia, që atij t’i jepet shpërblimi dy herë; herën e parë për duanë që bëri dhe herën e dytë për fatkeqësinë e tij, që nuk i erdhi përgjigja e duasë. Prandaj duaja do të rezervohet për të tek Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm për një shpërblim më të madh e më të plotë.

 

Pastaj, është e rëndësishme gjithashtu që njeriu të mos ngutet për pranimin e duasë sepse kjo po ashtu është prej shkaqeve që të ndalohet pranimi i duasë, siç ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –:

 

يستجاب لأحدكم ما لم يعجل. قالوا كيف يعجل يا رسول الله؟ قال: يقول: دعوت ودعوت ودعوت فلم يستجب لي.

 

Secilit prej jush do t’i vijë përgjigja për duanë që bën, për sa kohë që nuk ngutet.” I thanë: “Qysh ngutet o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Thotë: U luta, u luta, u luta porse nuk më erdhi përgjigja.

 

Kështu që, njeriu s’duhet të ngutet për përgjigjen e duasë dhe t’i humbasë shpresat saqë ta lërë duanë, porse duhet të bëjë dua me përgjërim, sepse çdo dua të cilën ia bën Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm është adhurim që të afron tek Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm dhe të shton shpërblimin. Prandaj ti o vëlla duhet t’i lutesh Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm për të gjitha çështjet e tua të përgjithshme e specifike, të vështira e të lehta. E sikur të mos kishte duaja gjë tjetër përveç qenies së saj adhurim për Allahun e Patëmeta e të Lartësuar, kjo do të mjaftonte për njeriun që të bëjë sa më shumë dua. E suksesi vjen vetëm nga Allahu.

 

Përktheu: Alban Malaj