Bismilah...

Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje:

Allahu ju shpërbleftë me të mira. Pyetësi thotë: “Kam lexuar se bërja e dhikrit me zë pas namazeve farz është Sunnet. Pra, cili është kriteri rreth ngritjes së zërit, sepse ndonjëherë është shqetësim për ata që po falin sunnetet?

Përgjigje nga Shejkh Feuzan:

Sunnetet nuk falen përveçse pas dhikrit. E kanë gabim ata që ngrihen menjëherë pasi që Imami jep selam. Ata ngrihen dhe falin sunnetet, kjo është gabim. Ata duhet të jenë të durueshëm dhe të bëjnë dhikrin e më pas të ngrihen dhe t’i falin sunnetet. Gjithashtu, është e ndaluar të lidhësh një namaz me një namaz tjetër derisa të bëhet një ndarje mes tyre duke folur apo duke lëvizur (në një vend tjetër sh.p).

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari